Prapaskenat/ Telefonata e Tares me Prandelin dhe trajneri i ri i Italise

Prapaskenat/ Telefonata e Tares me Prandelin dhe trajneri i ri i Italisë

Ngërçi i krijuar në Itali për zgjedhjen e emrit të trajnerit të ri duket se ka prekur edhe stolin e Lacios. Pas takimit që Çezare Prandeli zhvilloi të hënën me presidentin e Lacios, Lotiton, bisedimet kanë vijuar me përfaqësues të tjerë të klubit, por ende nuk ka një firmë zyrtare.

Foto Marco Rosi/LaPresse 09 04 2016 Rome ( Italy ) Sport Prima conferenza Stampa di Simone Inzaghi neo allebatore della Lazio. Nella foto Igli Tare Foto Marco Rosi/ LaPresse 09 04 2016 Rome ( Italy ) Sport - Calcio - Frist press conferenza the new coach SS Lazio's Simone Inzaghi in the photo Lazio 's manager Igli Tare

Mediat italiane shkruajnë se Prandeli ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me drejtorin Sportiv të Laciso, Igli Taren, lidhur me projektin e tij për çështje teknike. Mes Prandelit dhe klubit thuhet se ka marrëveshje për pagën prej 1,8 milionë eurosh në vit, por kontrata ende nuk po firmoset.

Portali "cittaceleste" ngre pikëpyetje se përse nuk ka asgjë konkrete, duke e lidhur këtë me bisedimet për trajnerin që do të zërë vendin e Antonio Konten pas Europianit.

NATAL, BRAZIL - JUNE 24: Head coach Cesare Prandelli looks on prior to the 2014 FIFA World Cup Brazil Group D match between Italy and Uruguay at Estadio das Dunas on June 24, 2014 in Natal, Brazil. (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Këtë të mërkurë disa media prestigjioze në Itali shkruajnë se zgjedhja e trajnerit të 'axurrëve' është kthyer në një "çështje kombëtare", duke përfshirë edhe reagimin e kryeministrit italian, Mateo Renzi.

Për këtë të fundit thuhet se dëshiron që në krye të ekipit të zgjidhet Montela dhe jo Ventura, paçka se kjo u përgënjeshtrua më pas nga kreu i qeverisë.

Ndërkaq, portali 'Cittaceleste' flet për një takim mes Venturës dhe presidentit të Lacios para një jave dhe ngre pikëpyetje nëse mungesa e firmës së Prandelit varet nga zgjedhja e trajnerit të ri të Italisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama