Për të fituar vendin e titullarit në këtë Kombëtare duhet të stërvitesh maksimalisht. Stafi është duke parë gjithçka me detaje për të vendosur për 23 lojtarët që do të marrë me vete në Francë. Andi Lila është bërë personazh i një episodi që ka kaluar me qetësi në ekip. Ai i bën një ndërhyrje shumë të fortë mbrojtësit Mavraj, por gjithçka vazhdoi si normalisht.