LIVE Skenderbeu-Bylis 3-0 dopiete personale e Xhejms

LIVE Skënderbeu-Bylis 3-0, dopietë personale e Xhejms

Skenderbeu-Bylis-3-0-653x420Skënderbeu pret sot në shtëpi Bylisin. Pas fitores në kryeqytet, korçarët do tentojnë suksesin e radhës për të ruajtur distancën me Partizanin.

Nga ana tjetër Bylisi do të kërkojë surprizën në Korçë duke u përpjekur të përfitojë edhe nga humbja e Flamurtarit me Kukësin.

MINUTAT:
86´ Gava tenton goditjen nga distanca, por pret mjaft mirë Orges Shehi.
80´ Ka rënë tempi i lojës, ndërkohë për Skënderbeun në fushë është hedhur Bledi Shkëmbi.
73´ GOOL SKENDERBEU. Xhejms përfiton nga një gabim në mesin e fushës, rrëmben topin dhe avancon i vetëm drejt portës, gjuan dhe e dërgon topin në rrjetë. 3-0.
68´ Mbella tenton goditjen nga jashtë zone, por pret në pozicion Orges Shehi.
64´ Krosim perfekt i Arapit, Abazi godet me kokë dhe shënon, por ngrihet flamuri dhe ka pozicion jashtë loje.
59´ Latifi shërbehet mjaft mirë në hyrje të zonës, gjen hapësirën, godet, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule.
55´ Kombinime të bukura të lojtarëve korçarë, Latifi tenton të shërbejë për Xhejms, por ky i fundit nuk ndjek aksionin.
52´ Korçarët janë të qetë administrojnë lojën dhe qarkullojnë sa më shumë topin.
Mbyllet pjesa e parë, Skënderbeu-Bylis 2-0
45+1´ Abazi pason mjaft mirë te Xhejms që del i vetëm, por vonohet dhe e bllokojnë mbrojtësit.
43´ Arapi shkakton faull në mesfushë, ndëshkohet me karton të verdhë.
34´ GOOOL SKENDERBEU. Salihi driblon bukur një mbrojtës dhe futet në zonë, pason në mënyrë perfekte te Xhejms i cili e shtyn drejt rrjetës, 2-0 Skënderbeu.
32´ Vangjeli ka pësuar një dëmtim dhe u desh ndihma mjeksore për ta rikthyer sërish në fushë.
28´ GOOOL SKENDERBEU. Vangjeli pengohet në zonë dhe ka penallti për SKënderbeun, goditjen e merr përsipër Salihi i cili nuk gabon dhe shënon, 1-0.
25´ Minuta të qeta dhe asnjë rast i pastër nga të dyja skuadrat.
19´ Vareal provon me një goditje fluturimthi, por topi kalon ngjitur me shtyllën. Kërcënues Bylisi.
17´ Salihi shërben bukur për Xhejms që del në pozicion ballor, godet, por bllokohet nga lojtarët e Bylisit.
11´ Abazi jep një pasim perfekt për Salihin, por ky i fundit nuk e ndjek dhe shpërdoron.
08´ Janë minuta që flasin për korçarët.
04´ Kërcënues Bylis, Mbella serviret nga shkokët e ekipit dhe ka shansin të dalë i vetëm para portierit, por kapet në kundër kohë.
03´ Aksion i shpejtë i Skënderbeut, ndalet topi nga mbrojtësit ballshiotë, por Skënderbeu pretendon për prekje me dorë, rast i dyshimtë.
01´ Ka nisur sfida me topin e luajtur nga korçarët.

LIVE' Skënderbeu - Bylisi 2-0
Golat: Salihi 28´, Xhejms 34´
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Osmani, Arapi, Latifi, Orelesi, Abazi, Xhejms, Salihi Trajner: Mirel Josa
Bylisi: Frashëri, Muskaj, Alla, Bilali, Simiç, Peposhi, Tairi, Gava, Hyshmeri, Varea, Mbella Trajner: Adnand Zilxhoviç


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama