Interesim i cmendur shiten 15 mije bileta te Kombetares

Interesim i çmendur, shiten 15 mijë bileta të Kombëtares

Mbi 15 mijë tifozë pritet të jenë të pranishëm nesër në stadiumin "Loro Boriçi" për të ndjekur ndeshjen e parë të edicionit eliminator për Botërorin 2018 mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

loro borici

Burime zyrtare në FSHF treguan dje për "Panorama Sport" se deri më tani janë shitur afërsisht 15 mijë bileta dhe mendohet se pjesa e mbetur do të blihet e gjitha nga tifozët deri ditën e ndeshjes. Stadiumi ka një kapacitet prej 16.022 vendesh të ulura. Vetëm tribuna E5, ku mendohej të qëndronin tifozët e Maqedonisë, do të jetë e boshatisur.

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka konfirmuar se nuk do të ketë mbështetës në Shkodër. Ndërkohë, mësohet se 4 mijë bileta janë rezervuar kohë më parë nga tifogrupet që janë gjithnjë prezente në ndeshjet e Kombëtares. Interesimi ka qenë i madh, teksa një pjesë e konsiderueshme e biletave është shitur "online" që disa javë më parë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama