Elseid Hysaj optimist per Danimarken

Elseid Hysaj, optimist per Danimarken

Elseid Hysaj mund të mos jetë në dispozicion të trajnerit Gianni De Biasi për ndeshjen e 4 Shtatorit kundër Danimarkës në Kopenhagen edhe pse vetë mbrojtësi shkodran shprehet optimist.

Hysaj, që alarmoi stafin në kampin stërvitor ku u paraqit me një problem muskulor, i është nënshtruar analizave të detajuara ku mjekët kanë arritur të zbardhin shkallën e dëmtimit.

Bëhet fjalë për një kontraktim të lehtë dhe Hysaj pritet të bashkohet me grupin në stërvitje të enjten.

Mjekët në stafin e kombëtares nuk japin afate rikuperimi por vetë lojtari duket optimist për të zbritur në fushë të premten në mbrëmje.

Në një intervistë për Sport News ai thekson se do të bëjë maksimumin për të ndihmuar ekipin në Danimarkë.

Nga qëndra stërvitore në Itali ku ndodhet kombëtarja, mbrojtësi shkodran flet edhe për eksperiencën e re që po përjeton në Napoli, duke nënvizuar se në adresë të tij kishin ardhur edhe oferta të tjera por Napoli ishte një vendim që e mori personalisht dhe me këtë skuadër dëshiron të fitojë sa më shumë trofe.

Të mërkurën Hysaj do të bëjë pushim absolut dhe më pas do të merret një vendim i përbashkët nëse ai do të bashkohet me grupin kuqezi ose jo.

Mbrojtësi shkodran pësoi një kontraktim gjatë ndeshjes që Napoli zhvilloi në “San Paolo” kundër Sampdorias.

Përsa i përket ndeshjes kundër Portugalisë në “Elbasan Arena”, 21-vjeçari ka shanse të mëdha për të zbritur që nga minuta e parë në fushën e lojës, por gjithsesi, fjalën e fundit edhe në këtë rast do ta thonë bluzat e bardha që po monitorojnë gjendjen e mbrojtësit të krahut.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama