Di Maria e Mertens per Interin e madh?!

Di Maria e Mertens per Interin e madh?!

12 gola në 2 ndeshje për 2 fitore spektakolare, njëra me e bukur se tjetra.

Pas asaj humbjeje ndaj Romës, te Interi është rikthyer qetësia pasi me Stefano Piolin, zikaltërit funksionojnë dhe do të synojnë deri në fund të sigurojnë një vend në edicionin e ardhshëm të Uefa Champions League.

Interi aktual shikon nga e tashmja por edhe nga ardhmja pasi objektivi i drejtuesve të rinj kinezë është të rikthejnë skuadrën zikaltër në majat e futbollit italian por edhe atij europian.

Paratë nuk janë më një problem për klubin dhe të gjithë tifozët mund të ëndërrojnë një Inter fitues si ai i 2010-tës.

Titulli kampion në Itali dhe rrëzimi i Juventusit nga froni është objektivi i parë madhor i Zhang Jindong, njeriut që ka vendosur të investojë një pjesë të pasurisë së tij te klubi milanez.

Por për tia arritur qëllimit Interi ka nevojë për përforicime. Që nga periudha e Jose Mourinhos në 2010-tën, tifozët ultras të Interit nuk kishin thërritur më në kor emrin e asnjë trajneri, por  të Dielën ata brohoritën emrin e Piolit për t’i treguar klubit se ka bërë zgjedhjen e duhur me emërimin e italianit. Pioli po bën mirë dhe me shumë gjasa ai do të qëndrojë dhe vitin tjetër, madje ky i fundit ka projektuar që tani lojtarët dëshiron të ketë te Interi i tij sezonin e ardhshëm.

Listës së stërgjatur të pronarëve të rinj kinezë me kërkesë të Piolit i janë shtuar edhe dy emra të rinj shumë sugjestionues. Bëhet fjalë për Angel Di Marian dhe Dries Mertens.

Argjentinasi i Paris Saint Germain-it, është dëshira e madhe në merkato e Piolit i cili shikon te Di Maria përforcimin ideal që zikaltërit të bëjnë hapin e madh cilësor dhe të rivalizojnë fuqishëm me Juventusin në garën për titull sezonin e ardhshëm.

Mertens, i cili ka shkëlqyer me Napolin në këtë sezon nuk po rinovon ende kontratën e tij me klubin e kaltër dhe për të bindur të largohet nga skuadra e Sarrit, belgun shtatshkurtër, drejtuesit e Interit po përgatitin një superofertë për lojtarin por edhe për Napolin.

Strottman mesfushori holandez i Romës është një tjetër objektiv i Piolit, pa harruar emra të tillë si Manolas, Ricardo Rodriguez, Berardi, Bernardeschi apo edhe James Rodriguez.

Me gjithë këta të emra të rëndësishëm që përfliten për tiu bashkuar zikaltërve, e sigurtë është kjo verë do të jetë shumë e nxehtë për drejtuesit dhe tifozët e Interit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama