Cfare po ndodh me Jose Mourinhon?

Cfare po ndodh me Jose Mourinhon?

Jose Mourinho nuk është më “Special Onë”. Si gjithmonë, statistikat shpjegojnë gjithçka dhe në rastin e portugezit, tregojnë një bilanc negativ.

Jose Mourinho ka humbur 14 nga 32 takimet e fundit, shifra të ndara mes sezonit të kaluar kur ai drejtonte Chelsea-n dhe sezonit aktual në krye të stolit të Man.United.

Në javët e fundit tekniku numëron tre humbje radhazi, dy në kampionat dhe një në Europa League.

Një gjë e tillë portugezit nuk i ndodhte që prej kohës kur drejtonte skuadrën e Portos, ose e thënë ndryshe plot 14 vjet e 9 muaj më parë.

Nisur nga këto statistika, pyetja që lind është e thjeshtë: Çfarë ka ndodhur me Jose Mourinhon?

Trajnerin që kishte formulën e suksesit për çdo skuadër që ai merrrte nën drejtim.

Specialistët e futbollit në Angli besojnë se skema që po përdor ai, nuk është idealja për “Djajtë e Kuq”, gjithashtu dhe Pogba nuk luan në pozicion e tij natyral.

Jose Mourinho ndodhet në një situatë të vështirë, pasi ka marrë në drejtim një skuadër që sezonet e fundit ka lënë për të dëshiruar dhe sigurisht që pesha e përgjegjësisë rëndon shumë mbi portugezin e ndoshta dhe mbi vetë lojtarët.

Ndoshta e gjithë kjo ngarkesë ka bërë që futbollistët dhe trajneri, të jenë të bllokuar fizikisht dhe psikologjikisht dhe pasojat janë rezultatet negative.

183 milionë Euro të shpenzuara në merkato duket se nuk po japin rezultatet e pritura.

Paul Pogba është vënë në qëndër të vëmendjes nga ana e kritikëve, për shkak të formës së tij jo të mirë.

Wayne Rooney gjithashtu nuk është me ai i dikurshmi. Gabon në pasime dhe shumë raste të humbura përpara portës.

Mbrojtja gjithashtu nuk i shpëton dot kritikave.

Jose Mourinho, në vend që të merrët me gjueti shtrigash, duhet t’i hyjë punës në mënyrë që ta rikthejë Man.United në majat më të larta të futbollit europian.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama