Cana Serbet do na shohin nga televizori. Reagojne mediat ne Serbi

Cana: Serbet do na shohin nga televizori. Reagojne mediat ne Serbi

Mediat serbe kanë komentuar deklaratën e kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana, i cili pas fitores përballë Armenisë u shpreh se “Serbia do ta shikojë Shqipërinë nga televizori, duke pirë birra”.

“B92” shkruan se “Cana ende nuk e ka harruar humbjen nga Serbia, përkundër kualifikimit historik për në Kampionatin Europian”.

“Fjalët janë të pakta. Brezi që ka ardhur me krenari dhe me dëshirën për të krenuar popullin e vet. Jam shumë i lumtur dhe tepër i kënaqur. Kemi duruar gjithçka humbje, fitore e madje edhe sharje. Sharje edhe nga tanët madje, por kjo harrohet”, ka thënë Cana pas ndeshjes së të dielës.

“Serbët na shohin nga televizori dhe pinë birra”, ka thënë ai duke përshëndetur lojtarët e Serbisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama