Duke folur përpara një gjykatësi të FIFA-s, Mesi deklaroi se klubet janë të detyruara që t‘i lejojnë futbollistët të bashkohen me kombëtaren U-23 në Pekin 2008. Ai tha: "Nëse FIFA thotë se duhet të shkoj atje, do të shkoj, pa pritur vendimin e KAS-it (Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv). Por, Barça bëri të ditur se do ta kundërshtojë vendimin e FIFA-s te KAS dhe Mesi shtoi: "Nëse KAS-i thotë se duhet të kthehet, unë do ta respektoj vendimin, por momentalisht dua të jem me vendin dhe shokët e mi në Kinë". Vendimi i Mesit është mbështetur edhe nga gjykatësi i përcaktuar nga FIFA për të ndjekur këtë çështje. Ai ka deklaruar se klubet janë të detyruara që të lejojnë futbollistët e moshës 23 vjeç të marrin pjesë në Olimpiadë.
Gazeta: Shqip











