Piloti 94-vjec merr leje fluturimi deri ne 2010-en

Piloti 94-vjeç, merr leje fluturimi deri në 2010-ën
\"\"Bëhet fjalë për Francesco Volpin, i diplomuar në 1914 në Trento. Ndërkohë që liceun e ka zhvilluar në Prati dhe ka marrë diplomën për jurisprudencë.

Pas kësaj, gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë zyrtar me shumë misione në Mesdhe dhe në frontin rus.

Për të marrë rinovimin që shënohet tashmë në listën e rekordeve, ai ka superuar vizita të shumta mjekësore dhe ka dokumentuar orë të tëra fluturimesh, jo më pak se 12 në vit.

Zemra, sytë dhe reflekset e të moshuarit kanë qenë të pranueshme në atë pikë sa ai arriti të rimerrte lejen. Ndërkohë që ai e ul entuziazmin e gjithë kësaj. “Në vitet e fundit fluturoj vetëm në kohë të mirë”- thotë ai, duke kujtuar fluturimet e bëra në kohën e luftës, në kushte të vështira për shkak të motit të keq.

Mjegulla dhe ngrica kanë qenë shoqërueset e fluturimeve me fat në pista të vështira për t’u ulur.

Në ato vite e provoi veten veçanërisht në fizik dhe në moral dhe i dhanë tre medalje. Një “medalje bronzi”, një “meritë ushtarake” dhe një “kryq hekuri”.

Pasioni për fluturimin nuk e braktisi me rikthimin në jetën civile. Madje atë ia transmetoi edhe fëmijëve; Furio, general në aeronautikë dhe Erios.

Bruna Prifti ; Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama