UEFA ka tifozet kuqezinj foto kryesore Portugalia i qan hallin Serbise

UEFA ka tifozet kuqezinj foto kryesore, Portugalia i qan hallin Serbise

Faqja zyrtare e UEFA-s vijon të mbajë si fotografi kryesore koreografinë që tifozët kuqezinj bënë për ndeshjen me Serbinë në “Elbasan Arena”.

UEFA e cilëson historike këtë arritje të Shqipërisë.

Ndërsa trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ka komentuar në përfundim të ndeshjes me Serbinë, të fituar 2-1, renditjen e keqe të ekipit serb.

“Mendoj se Serbia ka lojtarë të mëdhenj dhe e meritonin të ishin të dytët. Por kështu është futbolli,” tha Santos për UEFA.com.

Sipas tij serbët kanë futbollistë të nivelit të lartë si Kolarov, Ivanoviç, Tadiç, Ljajiç dhe Mitroviç në dispozicion, megjithëse këtë nuk i shërbyen dhe e renditën Serbinë 10 pikë më pak se Shqipëria.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama