Tirana i rikthehet pistes afrikane per merkaton

Tirana i rikthehet pistës afrikane për merkaton

Tirana ka nisur seriozisht që të mendojë për merkaton. Drejtuesit më të lartë të klubit kanë filluar që të "piketojnë" disa elementë që mund t'u shërbejnë për të përforcuar skuadrën. muka daja stervitje tiranaVetëm dy ditë më parë në "Selman Stërmasi", teksa luhej një miqësore mes Tirana U-19 dhe akademisë së futbollit "Dinamo", është parë një menaxher i huaj.

Ky i fundit ka zhvilluar një bisedë me krerët e kryeqytetasve dhe gjasat janë që shumë shpejt palët të kenë një "urë" bashkëpunimi. Janë ofruar disa futbollistë, ndaj nuk përjashtohet mundësia që klubi t'i rikthehet "dashurisë" së vjetër, asaj afrikane. Sulmi pritet që të ketë prioritet, teksa dihet që prej afro dy vitesh Tirana vuan për një "pykë" të mirëfilltë. E megjithatë, para se të fillohet me merkaton në hyrje, hapi i parë që do të bëjë klubi është blindimi i organikës.

Ilir Daja ka kërkuar që të ruhet "baza" e sezonit të kaluar, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe rrjedhje. Drejtuesit do tentojnë që të rinovojnë disa nga futbollistët që zyrtarisht sot u mbaron kontrata. Dhe shanset më të mëdha janë që të qëndrojnë emra si Hoxhallari apo portieri Bakaj, ndërsa pezull janë Smajli, Fukui, Kërçiku, Malaj, Avdyli apo Karan. Megjithatë, fjala e fundit do të jepet pasi ata të hedhin të zezën mbi të bardhë. Pasi të ketë një listë përfundimtare për organikën që do të jetë në dispozicion për sezonin 2016-2017, do të nisë shqyrtimi edhe për blerjet dhe pozicionet ku është e nevojshme që të ketë ndërhyrje.

Por, ndryshe nga e shkuara, këtë verë pritet që të mos ketë më merkato me "DVD". Klubi nuk do që të nxitohet, duke afruar futbollistë pa provë, sikundër ndodhi me dy brazilianët Uillian e Almeida. Të vetmit që mund të firmosin direkt do të jenë pikërisht ata që luajnë në Shqipëri dhe që janë të afirmuar. Kujtojmë që ky ka qenë kusht i vendosur dhe i bërë publik prej kohësh nga Ilir Daja.

Përgatiti: Adela Merko


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama