Shqiperia renie rekord ne renditjen e FIFA-s pas dy humbjeve

Shqiperia renie rekord ne renditjen e FIFA-s pas dy humbjeve

Shqipëria merr një goditje të rëndë pas dy humbjeve ndaj Italisë dhe Bosnjës. Sipas renditjes së fundit të publikuar nga specialistët e kësaj fushe, kuqezinjtë tanë do të humbasin plotë 12 vende në renditjen e re të FIFA-s që do të publikohet më datën 6 prill.

Tashmë skuadra e De Biasit do të renditet në pozicionin e 66-të. Shqipëria ndodhet për herë të parë gjatë këtyre kualifikueseve poshtë Izraelit, që mban vendin e 63-të teksa që ka humbur 7 vende.

Spanja mbetet në vendin e 10, Italia fiton 3 pozicione duke u ngjitur e 12-a, Maqedonia rritet me 33 pozicione duke mbajtur vendin e 133-të, ndërsa Lihtenshtejni humb 5 pozicione dhe renditet i 189-i.

Edhe Kosova do të ketë zbritje pas humbjes me Islandën. Skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaki do të humbasë 6 vende në klasifikim duke u pozicionuar e 170-a.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama