Merkato/ Dy klube gjermane shfaqin interes per Berat Gjimshitin

Merkato/ Dy klube gjermane shfaqin interes për Berat Gjimshitin

UDPATE/ Të tjera skuadra kërkojnë mbrojtësin e Kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti. Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos edhe dy klube gjermane kanë shfaqur interes për të.

gjimshiti atalanta

Portali "Gianlucadimarzio.com" zbulon se Fraiburgu dhe Kaizerslautern në "Bundesligë" dhe në "Zweite Liga" kërkojnë ta kenë pranë tyre. Ndërsa Atalanta duket e vendosur për të gjetur një marrëveshje.

Më herët, gazeta më e madhe sportive në Itali "Gazzetta dello Sport", ka thënë se mes klubeve të Atalantës dhe Avelinos është arritur marrëveshja për kalimin e Gjimshitit në formë huazimi për këtë sezon në Serinë B.

Aktivizimi në Serinë B ndoshta nuk do të ishte shumë i preferuar nga futbollisti, por aty ai do të kishte një vend titullari të sigurt, që do t'i jepte mundësinë të qëndronte në formë të mirë sportive dhe do t'i shtonte shanset e aktivizimit si titullar në kombëtaren shqiptare.

gjimshiti

Ndërkohë "Corriere dello Sport" këmbëngul që Berat Gjimshiti do të kalojë në një tjetër skuadër të Serisë A, atë të Krotones, në formë huazimi për këtë sezon. Skuadra e ngjitur këtë vit në elitën italiane, është në kërkim të një qendërmbrojtësi, dhe shqiptari i Atalantës konsiderohet si një mundësi shumë e mirë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama