Kombëtarja shqiptare e futbollit është stërvitur sonte në "Telia Parken", stadiumin ku të premten do të ndeshet me Danimarkën.
Kjo ishte seanca e fundit në prag të përballjes së rëndësishme të Grupit I eliminator për Kampionatin Evropian "Francë 2016".
Pasdreken e së enjtes ekipi la Trevizon, ku ishte grumbulluar që prej së hënës, për të udhëtuar drejt kryeqytetit danez nga aeroporti "Marko Polo" i Venecias.