Things have changed! Kenge dhe letersi Cmimi Nobel qe mbyll debatin

'Things have changed!' Kenge dhe letersi, Cmimi Nobel qe mbyll debatin

Një vit më vonë, në Manchester për Free Trade Hall, kur përfundon hipnotizuesja “Ballad of a thin man”, dikush nga publiku thërret “Judas!”, domethënë tradhëtar, dhe ai në mikrofon përgjigjet: “Nuk të besoj, je një gënjeshtar”, më pas kthehet nga grupi dhe i thotë të luajë me maksimumin e volumit (“Play it fucking loud”) dhe fillon “Like a rolling stone”, guri i themelit i historisë së rrokut, por edhe letërsisë.

 

Dhe kush thotë të kundërtën, është vetëm gënjeshtar. Nëse të fyejnë, ti thjeshtë bjeri më fort Kulturë popullore dhe kulturë e lartë, folk dhe rrok, akustikë dhe elektronikë, këngë dhe poezi nuk kanë më kufijtë e të kaluarës. Ose më saktë, kthehen të mos kenë më kufij. Si shekuj e shekuj më parë, kur lirikët grekë apo romakë i shoqëronin tekstet e tyre me instrumenta muzikore. Bob Dylani fitoi Çmimin Nobel për Letërsinë 2016, falë një produksioni të pakufi këngësh me tekste që tingëllojnë si letërsi – dhe një aftësi – ky është motivimi i Akademisë – “për të krijuar shprehje të reja poetike, në brendësi të traditës së madhe të këngës amerikane”.

Do ta dëgjojmë zërin e tij të mrekullueshëm dhe harmonikën e tij, në ceremoninë e marrjes së Çmimit në Stokholm? Ndoshta …


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama