Eliminimi i Italise faji i Berluskonit
- Botuar: 18 vite më parë
- Shkruar nga:
“Nuk kemi fituar kurrë asnjë titull futbollistik ndërkombëtar me qendrën e djathtë në qeveri”, shkruan Laurito. “Arriti të na eliminonte edhe Spanja, që nuk fitonte prej dekadash me Italinë, me gjithë këshillat sportive që vinin nga kreu i qeverisë rreth emrave që duhej të luanin në formacion”. Laurito sjell në kujtesë ditët e arta të Italisë, të lidhura që të gjitha me qeveritë e majta në pushtet: “Kombëtarja italiane ka fituar në turnetë ndërkombëtarë në periudhën e Pertinit e Spadolinit dhe pastaj me Romano Prodin, ndërkohë që ka humbur gjithmonë kur në “Palazzo Chigi” ka qenë Bersluskoni. Ndoshta është rastësi, por faktet këto janë...”.