Objekti historik/ Flamuri kuqezi i Xhaferr Deves qe pergjaku shqiptaret

Objekti historik/ Flamuri kuqezi i  Xhaferr Deves qe pergjaku shqiptaret

Po....E kam konservuar pesëmbëdhjetë vjet më parë si një flamur të një ngjarjeje historike. Ai vazhdon të ruhet shumë mirë në arkivat historike të Shqipërisë... Atëherë nuk i dija historinë, por edhe po ta dija, përsëri do të bëja gjithçka për ta shpëtuar. Historia i do të gjitha dokumentet. Sado që jam munduar gjatë viteve, nuk kam arritur të gjej sesi u dorëzua ky flamur në Institutin e Shkencave. Ndoshta kjo ka ndodhur në vitin 1946, kur janë dorëzuar shumë sende nga Seksioni i Sigurimit të Tiranës. Ka disa botime lidhur me këtë ngjarje, nganjëherë edhe kontradiktore. Thuhet se u urdhërua nga Xhaferr Deva, por se edhe ishte parapërgatitur edhe me pjesëmarrjen e gjermanëve. Dikush thotë se Xhaferr Deva e bëri si raprezalje meqë i vranë xhaxhain, dikush se i vranë nipin apo vëllain.

Në studimin e tij Prof. Dr. Hakif Bajrami shkruan se komandanti gjerman i rajonit i ka dërguar nga Beogradi këtë mesazh Hitlerit: "Rezervat! I dërguari special për juglindje, Shqipëri. Ministri i Punëve të Brendshme, (në qeverinë Rexhep Mitrovica, - H. B.), Xhaferr Deva, me kosovarët e tij, pas aksioneve të ngjashme në Pejë, Prizren e Shkodër, me sukses vazhdoi aksionin e spastrimit në Tiranë dhe rrethinë. (Është fjala për aksionin terrorist të regjimentit “Kosova”, që i printe Bajazit Boletini, i cili bëri masakra të mëdha mbi popullsinë gjoja se po i ndjek komunistët. Vetëm në Tiranë, në fillim të shkurtit masakroi 92 patriotë shqiptarë- H. B. )".

Në një botim të 4 shkurtit 2013 Z. Florenc Stafa, i referohet kujtimeve të Xhelal Staraveckës. Ky ka deklaruar se masakrën e urdhëroi Xhaferr Deva. Listat e personave që do të masakroheshin u hartuan në bashkëpunim me Ballin Kombëtar. Mbas kryerjes së masakrës, Rexhep Mitrovica deshi të jepte dorëheqjen. Me 14 shkurt Xhelal Staravecka dha urdhër që të mos përzihej në asnjë punë Regjimenti "Kosova", ndryshe do të qëllohej me armë. Iu dha urdhër që brenda një jave të largohej nga Tirana. "Krimi u udhëhoq nga Ago Agaj, përgjegjësi kryesor, Xhaferr Deva, deri te komandanti i atij njësiti, një pjellë e shëmtuar e familjes Boletini të Mitrovicës, kolonel Bajazit Boletini, një shtazë me fytyrë njeriu, që nuk kishte asnjë respekt për jetën e të tjerëve".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama