Ndahet nga jeta shkrimtari Teodor Laco

Ndahet nga jeta shkrimtari Teodor Laco

Shkrimtari dhe diplomati shqiptar Teodor Laço u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar familja e të ndjerit,  i cili ndarroi jetë mëngjesin e së shtunës në spital. Laço ka lindur më  29 shtator të 1936 në Dardhë të Korçës. Krahas botimit të veprave të shumta letrare, ndër të cilat “Pushimet e kolonelit”, “Të gjithë lumenjtë rrjedhin” dhe skenarist i komedisë “Shi në plazh”, ai ka qenë deputet i parlamentit shqiptar për 12 vite, ministër i Kulturës në vitet 1994-1997 dhe ambasador në Rusi.

Homazhet për Teodor Laçon do të mbahen gjatë së dielës në hollin e ministrisë së Kulturës, në orën 11:00-12:00.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama