In memoriam Guri Madhit

In memoriam Guri Madhit
Ideatori i ekspozitës, Fate Velaj, ka përzgjedhur disa vepra të Madhit, ndër më përfaqësueset e krijimtarisë së tij, për t'i ekspozuar në këtë ekspozitë memoriale.

“European forum al” ka si qëllim që të evidentojë aspektet më të rëndësishme të historisë së artit dhe kulturës shqiptare dhe t’ia paraqesë publikut shqiptar.

Guri Madhi lindi në qytetin e Korçës, më 15 maj 1921. Pas përfundimit të studimeve në Leningrad (Rusi) emërohet inspektor i arteve në Ministrinë e Kulturës dhe më pas pedagog në liceun artistik “Jordan Misja”. Në vitin 1961 emërohet pedagog në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Ndërroi jetë në Budapest (Hungari) në vitin 1988.

Aktiviteti tjetër i këtij forumi është programuar në datën 25 korrik, në qytetin e Vlorës, ku do të hapet një ekspozitë me fotografi, e titulluar “Vienna”, si dhe në datë 15 gusht, kur do të çelet ekspozita “Dine”, me rastin e 60-vjetorit të lindjes së piktorit vlonjat, Agron Dine.

 
Nga : Gazeta Standard

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama