Striscia la Notizia i nxjerr te palarat Top Channel-Master Chef u manipulua

'Striscia la Notizia' i nxjerr te palarat Top Channel-'Master Chef' u manipulua

Mbrëmjen e së martës, emisioni i famshëm italian ivestigativ trajtoi mashtrimin që “Top Channel” i ka bërë teleshikuesve të tij, përmes trukimit, në edicionin e vjetshëm të “Master Chef”. Gazetari i “Striscia”-s, realizoi një kamera të fshehtë me fituesin Bleri Dervishi, i cili rrëfeu gjithë mekanizmin që një nga programet më të shikuar shqiptar, përdori për të mbajtur të mbërthyer përpara ekranit audiencën.



Në këtë video, fituesi i vjetshëm tregon se të katër finalistët e “Masterchef Albania”, vinin direkt nga kuzhinat e restoranteve më të mirë, pra ishin shefa, përkundër formulës së programit i cili vë në konkurim vetëm të apasionuarit pas kuzhinës. “Ishim të gjithë profesionistë dhe unë kisha frikë se do humbja, sepse ishim katër gjysmë-finalistë që punonim nëpër vende prestigjoze dhe unë isha më i riu.

 

U ndesha me njërin që punonte në “San Domenico”, vend me dy yje Michelin, një tjetër që punonte në “Alinea”, vend me tre yje në amerikë, njëri që punonte tek “Crippa” dhe të gjithë e dinim për njëri-tjetrin që ishim kuzhinierë profesionistë.” – shihet Bleri të thotë në videon që transmetoi Canale 5.



Pra ai e pranon vetë se ishte një shef kuzhine profesionist edhe pse në prezantimin që iu bë përpara publikut shqiptar nga Master Chef, Bleri u tha se ishte thjesht një larës pjatash.



Në kronikën investigative të programit “Striscia la Notizia” flitet edhe për edicionin italian të këtij formati dhe trukimet që i bëhen për të thithur audiencë.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama