Financieri i kryeministrit italian Renzi hap biznes me shqiptarin e famshem te Call Center

Financieri i kryeministrit italian Renzi, hap biznes me shqiptarin e famshem te Call Center

Kush e di c’mund të thoshte vallë kryeministri Matteo Renzi për financierin më të afërt të tij Davide Serrën dhe për inisiativën e re sipërmarrëse të këtij të fundit, në ortakëri me mbretin e ‘call center’-ave ne Shqiperi dhe një prezantues te “Iene”. Pikërisht, sepse dyqani i madh i fondeve Algebris, me bazë në Londër por aktiv në Itali, si dhe nje prej mysafireve te nderuar te Leopoldes, përvec se thurrurit laved ndaj kryeministrit, ka hyrë së fundmi me 9,4% në Homepal A Better Place.

Kjo eshte nje shoqëri aksionere, aksioneria e vetme e se cilës është Monica Regazzi, një partnere e bukur dhe drejtoreshë e përgjithshme e Boston Consulting, një shoqëri e rëndësishme në fushën e konsulencës. Regazzi është aksionere me 3% në atë që, sic lexohet në ëebsite-in e ri fringo, mendohet të jetë “I pari social netëork imobiliar për të blerë, shitur dhë marrë shtëpi me qera”.

Ortakët e tjerë të Homepal mbulohen në shumicën e tyre (50,5%) nga Sirefid ndërsa si persona juridikë rezultojnë një shoqëri italiane, Talia’s sh.p.a (11,1%), dhe anglezja Sestante Holding Ltd (8,8%). Persona fizikë, përvec Serrës dhe Regazzit, janë edhe (gazetari i Iene) Giulio Golia (6,3%), David Rossetto me një kuotë të barabartë me Carlo Diaz (4,4%). Rossetto ka themeluar ne 1996 firmën Impact që organizon evente për klientë të rëndësishëm si Unicredit dhe Barilla.

Ndërkohë Talia’s është shoqëria e Tomassini dhe Katia Sagrafena që sëbashku i kanë dhënë jetë Vetryas, shoqërise për shërbime dixhitale. Në 2006-ën, Sagrafena ka punuar si drejtoreshë e vlerësimit të burimeve njerëzore për Xaltian, dikur pronë e Franco Bernabe’. Ndërsa Sestante Holding Ltd, është krijuar vitin e kaluar, me baze ne Londër dhe drejtuesit e saj janë Agron Shehaj dhe Sarah Lynn Hulme: Shehaj, datëlindja 1977, është pronari i IDS, call centerit më të madh në Shqiperi.

Shehaj ka ardhur në Itali në fillim të viteve 90 me anije, sebashku me prindërit. Në kërkim të një të ardhme më të mirë, familja u vendos në Bolzano dhe Agron Shehaj studioi dhe u diplomua. Sot, ne shtetin e tij është një sipërmarrës I suksesshmëm. Në Itali, gjithnjë fale Sestantes, ka lancuar Spazio Agenti.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama