Shqiperia me cmimin e energjise me te shtrenjte ne rajon

Shqiperia me cmimin e energjise me te shtrenjte ne rajon

Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon për familjet. Zyra për Statistika e Komisionit Evropian 'Eurostat', publikoi statistikat e fundit për çmimin e energjisë elektrike dhe të gazit në Evropë.

 

Në bazë të statistikave vjetore të publikuara nga Zyra për Statistika e Komisionit Evropian 'Eurostat', Kosova renditet ndër vendet me çmimin më të ultë të energjisë elektrike në rajon për familjet, duke treguar se qytetarët paguajnë mesatarisht 5,5 cent për kilovat në orë.

 

E dyta në listë renditet Serbia me 6.1 cent për kilovat në orë, ndërsa pas Serbisë lista vazhdon me Maqedoninë me 6.76 për kilovat në orë, Bosnja dhe Hercegovina me 7.9 kilovat në orë, Mali i Zi me 8.83 për kilovat në orë. Sipas statistikave, Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon duke arritur kështu çmimin prej 11.6 cent për kilovat në orë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama