Komisariati Dixhital qytetari denoncon kundravajtjen policit i hiqet patenta

Komisariati Dixhital, qytetari denoncon kundravajtjen, policit i hiqet patenta

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka puvlikuar disa nga denoncimet e bëra nga qytetarët në Komisariatin Dixhital, si dhe masat që janë marrë nga ana e institucionit që ai drejton. Në një nga denoncimet e kryera në Komisariatin Dixhital është edhe një automjet policie që ecën në rrugë në krah të kundërt. Masa e marrë në këtë rast ka rezultuar me heqjen e patentës së oficerit të policisë për gjashtë muaj. Këto janë masat e para që janë marrë dhe janë lancuar nga vetë ministri Tahiri në rrjetet sociale, si një përpjekje për të nxitur qytetarët të vijojnë me denoncimet e shkeljes së ligjit.

Nisma më e fundit u lancua pak ditë më parë dhe kushdo, përmes një aplikacioni të thjeshtë, mund të raportojë në kohë reale shkelje të ndryshme ligjore, që nga problemet me trafikun, dhuna e deri te korrupsioni apo ndërtimet pa leje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama