Zbulohen rrenojat e Sarandes antike

Zbulohen rrenojat e Sarandes antike

Janë zbuluar sot materiale arkeologjike të qytetit antik të Onezmit gjatë kohës që punohej për rrjetin e brendshëm të ujësjellësit në qytetin e Sarandës.

Mësohet se dy trakte muri u zbuluan gjatë hapjes së një kanali të ri për instalimin e një tubacioni të ujit të pijshëm në afërsi të një sfere romake në afërsi të bregdetit dhe rreth 100 metër në lindje të qendrës polivalente.

Kompania sipërmarrëse “Strabeg” ka ndërprerë punimet në pjesën e kanalit për t’u krijuar mundësi, specialisteve të arkeologjisë dhe monumenteve për shqyrtimin e vlerave të mundshme të fragmentit të rrënojave antike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama