Trafiku i pasurive kulturore kombetare Seminari i administrates se kultures ne Rome

TIRANË, 25 Nëntor /ATSH/.- Ministria e Kulturës njofton se ka nisur dhe po zhvillohet gjatë këtyre ditëve në Romë seminari i trajnimit me specialistë nga administrata shtetërore shqiptare mbi çështje të trafikut të pasurive kulturore kombëtare.

Seminari që zhvillohet në datat 23 deri 27 nëntor, do të trajtojë tema dhe çështje si import, eksport, trasferime, çështje të lidhura me kthimin e objekteve kulturore, masat parandaluese dhe zbutja e rrezikut, duke pasur mundësinë për të diskutuar në lidhje me prioritetet, nevojat dhe zbatimin e mundshëm të praktikave të mira në vendet tona.

MK sqaron se qëllimi i këtij seminari është ndërgjegjësimi dhe rritja e kapaciteteve profesionale në sektorë strategjik të administratës shtetërore, të angazhuar në luftën kundër trafikimit të pasurive kulturore në Shqipëri.

Gjithashtu, gjatë seminarit do të diskutohet mbi ligjet për mbrojtjen e pasurive kulturore, masat e sigurisë dhe bashkëpunimet ndërkufitare për shkëmbimin e informacionit.

Po ashtu do të diskutohet për zbatimin e Konventës së UNESCO-s e vitit 1970 e ratifikuar nga shteti shqiptar në vitin 2002 dhe Konventës së UNIDROIT, ende e paratifikuar nga shteti shqiptar.

Vizita dhe shkëmbime eksperiencash në zyrën e eksportit në Romë si dhe në Institutin Qëndror të Katalogimit dhe Dokumentimit të Pasurive Kulturore.

/k.m//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama