Festivali Folklorik Kombetar i ISO-Polifonise Grupi Polifonik i Himares fiton cmimin e pare

TIRANË, 24 Nëntor /ATSH/.- Gjatë ditëve të fundit u zhvillua në teatrin "Petro Marko" të qytetit të Vlorës, Festivali Folklorik Kombëtar i ISO-Polifonisë.

FFK-ISO Polifonik, i zhvillur me rastin e 10- vjetorit të shpaljes së ISO-Polifonisë si Kryevepër e Trashëgimisë Gojore të Njerëzimit nga UNESCO, pas atmosferës që i dhuroi qytetit dhe të pranishmëve në sallë, bëri bashkë disa grupe folklorike, bartës dhe interpretues të shumëzërshit, të cilat performuan me mjeshtëri muzikën e bukur dhe tradicionale labe.

Në fund të aktivitetit, pasi juria profesioniste dëgjoi të gjitha grupet në garë, i dha nderin dhe kënaqësinë Kryetarit të Bashkisë Vlorë, Dritan Leli për të ndarë çmimet. Grupi Polifonik i Himarës u shpall fitues i çmimit të parë, grupi polifonik Bashkia Gjirokastër u shpall fitues i çmimit te dytë, ndërsa grupi polifonik Bashkia Mallakastër u shpall fitues i çmimit të tretë./k.m//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama