Rikard Ljarja aktori ne ditelindjen e 65-te

Rikard Ljarja, aktori në ditëlindjen e 65-të
Eshtë një ceremoni festive që organizohet nesër me rastin e 65- vjetorit, të aktorit, regjisorit e skenaristit Rikard Ljarja nga AQSHF.

Një kolazh me krijimtarinë dhe episodet e roleve të Ljarjes, ndërthurur me kujtime mes miqsh, biseda e mbresa pune, do të shpalosen nesër në sallën e kompanisë filmike “AA” në orën 11:00. Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër, është një aktor i teatrit dhe kinemasë shqiptare.

Më 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse më 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit (“A. Moisiu”), Tiranë. Për tetë vite pas diplomimit punoi si aktor në teatrin “Migjeni”, në Shkodër. Prej 1973 deri 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot.

Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në Televizionin Publik Shqiptar.

Nga Gazeta Panorama

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama