TIRANË- Do të duhej të ndodhte një tragjedi me përmasa kombëtare që në këtë vend të merreshin vesh aferat ekonomike dhe skandalet në institucionet shqiptare. Nga i gjithë dokumentacioni që disposon gazeta "Shekulli" dhe që i është vënë në dispozicion dhe këshillit të Sigurimitdel në pah jo vetëm papërgjegjshmëria institucionale por edhe anashkalimi i informacionit dhe institucioneve.
Për ndërtimin e fabrikësnëGërdec jo vetëm që nuk janë marrënë konsideratë vërejtjet eparaqitura nga Shtabi i Përgjithshëm poras edhe rezervat për kompaninë amerikane.Nga e gjithë praktika e ndjekur dhe sidomo nga skresat mes mediut e Luan Hoxhëspër ndërtimin e kësaj fabrike del në pah mospërputhja në distancë ndërmjet tyre për këtë projekt.
Përplasjet
Në gjithë dokumentacionin shkresor që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ministri Mediu dhe Shefi i Shtabit të përgjithshëm, Luan Hoxha, tre janë momentet e kundështive sa i përket dy kontratave të Meico-s me amerikanët e SAC për demontimin e municioneve në Gërdec të Vorës.
Vendi
Nëse për vendin e ndërtimit të fabrikës që u piketua fillimisht në Bërzhitë, shtabi i përgjithshëm kundërshtoi dhe vërejtja u mor parasysh, në urdhrin e Mediut të datës 25.04.2007 përcaktohej se vendndodhja e fabrikës së demontimit duhet të bëhej në ish-repartin e tankeve në Gërdec. Pra përcaktimi i Gërdecit është bërë vetëm nëpërmjet negociimit midis kompanisë MEICO dhe kompanisë SAC, por pa marrë në konsideratë vërejtjet e bëra nga Drejtoria e Logjitikës e shtabit të përgjithshëm në rastin e Bërzhitës. Për këtë rast, Shtabi i Përgjithshëm kishte thënë se Bërzhita ndodhet shumë pranë rrugës nacionale dhe nuk merret përsipër furnizimi me energji.
Metoda mekanike apo industriale
Edhe për metodën e përdorur për demontimin e municioneve gjërat nuk janë shumë të qarta. Në bazë të një projektvendimi të Ministrisë së Mbrojtjesqë mban datën 09.02 2007 thuhet se SAC do të përdortemetodën mekanike të demontimit tëmunicioneve ushtarake. Ndërsa për të vijuar kontratën 2 firma amerikane me anë tëMeico-s i shkruan Mediut në datën 25.10 2007 se firma disponon makineritë e domosdoshme për demontimin industrial të municioneve dhe eksperiencën e këtyre sektorëve. Nga të gjitha faktet e zbuluara deri tani firma amerikane nuk rezulton në asnjë rast se ka pasur eksperiencë për demontimin e municionve dhe aq më pak atyre të rënda siç ishte rasti i kontratës së dytë. Por rezervat e Shtabit të përgjithshëm në këtë pjesë kanë të bëjnë me shkresën e Luan Hoxhës i cili i përgjigjet Mediut se demontimi i municioneve në rrugë industriale është përcaktuar si rruga më e mirë dhe avantazhe ekonomike, e sigurtë dhe impakte minimale në ambient. Por siç u zbulua nga ajo që ndodhi në Gërdec, punishtja ishte e tëra artizanale dhe në asnjë rast proceset nuk kryheshin me makineri, por vetëm mekanikisht nga punëtorë me çekiçë.
Po kështu pika tjetër e kundërshtimit me MM dhe Shtabit të përgjithshëm ka të bëjë me momentin e miratimit të kontratësdy me amerikanët. Gjeneral Luan Hoxha i kërkon kohë ministrit të paktën deri në 10.08.2007 për të bërë evidentimin e të gjithë municioneve me gëzhojë tunxhi të kërkuar nga kompania SAC, por MEICO, duket se nuk prêt dot dhe sipas dokumentacionit ajo i kërkon Mediut miratimin për kalimin kapital të pronës nr 146 në Gërdec, Vorë. Kjo kërkesë është formalizuar me urdhrin 1800 datë 22.10.2007 të Ministrit të Mbrojtjes. Në zbatim të këtij urdhri Komanda e Forcave të bashkuara i ka bërë kalimin kapital ndërmarrjes MEICO pronën e mësipërme.
Ish- ministri Mediu urdhërondhe kontratën e dytë me firmën amerikane edhe pse ishte një biznes fantazmë me një buxhet sa një kioskë
Kontrata 2 e Gërdecit, Meico gënjen: SAC, firmë e fuqishme
TIRANË- Firma amerikane "Southën Ammunition Commpany" me një buxhet sa një kioskëështë prezantuar nga insitucionet shtetërore si njëkompani mekapacitet të rëndësishëm industrial. Kështu skandalet e Gërdecit nuk kanë të sosur. Madje janë vetë institucionet shqiptare ato që i kanë paraprirë kësaj tragjedie duke miratuarvendime pa miratimin e organeve kompetente. Në bazë të materialeve që disponon gazeta "Shekulli", që i janë vënë në dijeni edhe zyrës së kryeministrit, firma amerikaneSAC arrin të sigurojë një marrëveshje të dytë të leverdisshme falë mashtrimevetë aktivitetit të saj të bëra nga ndërmarrja MEICO, që e paraqiste këtë kompani si të aftë dhe me kapacitete të mjaftueshme për të bërë demontimin e municioneve, ndërkohë që "Shekulli" në disa numra ka faktuar profilin shumë të ulët të kësaj kompanie.
Mashtrimi
Më datë 6.9 2007 Ylli Pinari, ish -drejtori i ndërmarrjes MEICO,i kërkon ish- Ministrit të Mbrojtjesripërsëritjen e kontratës së demontimit të municioneve me firmën SAC.Dhe pse për veprimtarinë e kësaj kompanie ka patur objeksione, nga Ylli Pinarireklamohet si një ndërmarrje që dispononmakineritë e nevojshmepër demontimin industrialtë municioneve. Në ripërsëritjen e kontratësnuk bëhet asnjë proces verifikimipër kompaninë që kishte muaj që punonte në fshatin Gërdec.Në firmosjen e kontratës së dytë nuk merren parasysh jovetëm gjendja reale e kompanisë ku punohejsi në mesjetë po as moszbatimi i kontratës së parë. Edhe pse kompaniaSAC nuk kishte paguar asnjë qindarkënë llogari të shtetit shqiptar, ministri Mediu urdhëronlidhjen e kontratës së dytë për demontimin e armëve në Gërdec. Në bazë të kontratës së parë të lidhur në prill të vitit 2007, shoqëria amerikane për periudhën mars 2007-mars 2008 duhet të kalontellogarinë me nr 200 338 353 01 mbi 1 milionë e 600 mijë US pagesë jo që nuk rezulton të jetë kryer. Por, në nënshkrimin e kontratës së dytë mekompaninëSAC nuk merren parasysh asnjë nga këto fakte.Kompania amerikane ka këmbëngulur tre herë që të ripërtërijë kontratën me MEICO-n dhe ish-drejtori i saj Ylli Pinari, përdor të njëjtën gjuhë lavdëruese si amerikanët sa i përketkësaj firme private.
Madje po në të njëjtën memo të dërguar nga ndërmarrja MEICO,me shkrim dore Fatmir Mediu i përcjell urdhrinzyrës së Shtabit të Përgjithshëm ku nënvizohet"Për zbatimim" kërkesa e Ylli Pinarit.Në bazë të dokumentacionevebëhet me dije se kjo memo që mban kokën e ndërmarrjes MEICO dhe vetëm shkrimin e ish- ministrit të Mbrojtjes nuk është zbatuar nga Shtabi i Përgjithshëm për shkakse pak ditë më vonë kësaj ndërmarrjeje, po me vendim të Mediut i kalojnë të gjitha kapitalet. Veç kësaj, burime të besueshmenga Ministria e Mbrojtjes thonë se memo është konsideruar e jashtëligjshme për shkak se Ministri nuk ka kompetencë tëurdhërojë "Për veprim" Shtabin e përgjithshëm. Siç thuhet nëshkresënqë mban datën 6 shtator të vitit 2007.Nga igjithë dokumentacioni që disponojmë,firma qëmerrej me tregtimin e fishekëve për armët sportive dhe biçikletat, e paditur në SHBA për mos-shlyerje detyrimesh fiskale, ka ofruar vetëm emrin, për të marrë çerekun e aksioneve në biznesin kriminal të trafikut të municioneve që vranë shqiptarët në Gërdec.Madjeedhe pse ekzistojnë dokumente ku ështëvënë në pikëpyetje kapacitetiindustrial i firmësajo reklamohet si një firmë që ka kryer investime nëGërdec.
"Southern Ammunition Company", Patrick C Henry III, 52 vjeç, fshihet një kompani fantazmë, si ato që shesin "stampën" për pak dollarë në sajte online. Ekzistojnë shumë fakte që tregojnë se ajo jo vetëm nuk kishte këllqe për punë të tilla, siç është demontimi i municioneve, por ka përfituar edhe ajo në mënyrë kriminale, duke dhënë hua emrin "amerikan" që nënkontraktori shqiptar të realizonte trafikun e armëve. Sipas të dhënave për profilin e shoqërisë amerikane, ajo ishte themeluar në vitin 1975 dhe linja e biznesit ishte shitja e biçikletave dhe pajisjeve për armët sportive.
Firma amerikane, një biznes fantazmë i përdorur si koperturë nga qeveria shqiptare
SAC, e paditur në SHBA për mospagim taksash
Një firmë fantazmë me emër të madh amerikan, me një buxhet sa një kioskë, që merrej me tregtimin e fishekëve për armët sportive dhe biçikletat, e paditur në SHBA për mos-shlyerje detyrimesh fiskale, që bën pagesa vjetore sa një kredimarrës konsumator në Shqipëri, që nuk ka paguar asgjë për qeverinë shqiptare, por që ka ofruar vetëm emrin, për të marrë çerekun e aksioneve në biznesin kriminal të trafikut të municioneve që vranë shqiptarët në Gërdec. Ky është profili "tregtar" i "Southern Ammunition Company" me qendër në Karolinën e Jugut, në SHBA. Profil mëse i ulët, që është përdorur nga qeveria shqiptare për ta shitur përpara opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë, si firmë e specializuar për çarmatimin e vendit të mbytur nga stoqet e çmendurisë komuniste.
Pas një emri "mbretëror" si ai i presidentit të "Southern Ammunition Company", Patrick C Henry III, 52 vjeç, fshihet një kompani fantazmë, si ato që shesin "stampën" për pak dollarë në sajte online. Kërkimi disaditor i të dërguarve tanë specialë, nxjerr fakte të shumta që tregojnë se ajo jo vetëm nuk kishte këllqe për punë të tilla, siç është demontimi i municioneve, por ka përfituar edhe ajo në mënyrë kriminale, duke dhënë hua emrin "amerikan" që nënkontraktori shqiptar të realizonte trafikun e armëve. Sipas të dhënave për profilin e shoqërisë amerikane, ajo ishte themeluar në vitin 1975 dhe linja e biznesit ishte shitja e biçikletave dhe pajisjeve për armët sportive. Ajo ishte vendosur në Karolinën e Jugut prej 2 shkurtit 1995, në një zonë të lirë nga detyrimet tregtare - FTZ. Selia e firmës, një ndërtesë njëkatëshe me tulla, e vendosur në rrugën kryesore të një rruge tregtare. Kompania ka pasur shpesh probleme me organet tatimore dhe është paditur plot 9 herënga organet tatimore amerikane për mos-shlyerje të detyrimeve për llogari të shtetit. Detyrimet e pashlyera të firmës datojnë që prej vitit 1997
Se çfarë përmasash kishte biznesi i kësaj firme, mjafton të shihet bilanci i pagesave të kryera prej saj në periudhën njëvjeçare mars 2007-mars 2008. Sipas të dhënave të nxjerra nga kompania amerikane "D&B", përgjatë 12 muajve të fundit, firma "Southern Ammunition Company", ka kryer 15 pagesa në shifra qesharake. Shumica e pagesave me një total prej vetëm 37 300 dollarë amerikanë, ku 22050 dollarë janë të paklasifikuara, 2500 dollarë për përdorim automjetesh, 750 dollarë për letër, si dhe 250 dollarë për komunikim radiotelefonik, Kompania ka paguar edhe 50 dollarët për pajisje elektrike. Konkluzioni më i rëndësishëm që del nga pagesat e shoqërisë amerikane në periudhën mars 2007-mars 2008 është se nuk ka pasur asnjë pagesë në llogarinë me nr 200 338 353 01 ku sipas kontratës së parë SAC duhej të paguante mbi 1 milionë e 600 mijë USD.
A.Rrozhani
Kombinati i Poliçanit ka shprehur gatishmërinë për të demontuar municionet para se të ndërtohej Gërdeci
Poliçani, i gatshmë të demonte minicionin e Gërdecit
Jo vetëm firma fantazmë amerikane apo edhe përzgjedha e Gërdecit si vëndi i çmontimit të municionit ka qënë krejtësisht e përllogaritur mirë.Të paktën në këto konkluzione dilet në dokumentet që disponon gazeta "Shekulli" mbi praktikën e ndjekurpër fabrikën që mbolli vdekjen në fshatin e Gërdecit ku ende ka varre të hapura. Nga i gjithë dokumentacioni që disponojmëdel në pah që municionet që ka marrë përsipër të çmontojë kompania SACmund të kryheshin edhe në Kombinatin Mekanik të Poliçanit. Madje ekzistojnë dokumente që ky Kombinat jo vetëm është shprehur i gatshëm të bëjë demontimin e sasisë sëmunicionit të kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes, porka paraqitur edhe koston përkatëse. Kështu në bazë të dokumenteve, rezulton se nga ky kombinatjanë paraqiturkapacitetet dhe metodat e demontimittë të gjitha kalibrave të kërkuar për municionet qëishintë kalibrave 7.62 mm, 12.7 mm dhe 14.5 mm si dhe37 mm. I gjithë kydokumentacion i është përcjellë Ministrisë së Mbrojtjesbashkë me një raport të plotë ngauzina e Lëndëve Plasësee Elbasanit, e cila merr përsipër vetëm demontimin emunicionittë kalibrit 37 mm. Ndërsa uzina e Mekanike e Gramshit,në bazë të dokumentevemerrte përsipërvetëm demontimin e këtij kalibri dukepërjashtuar tre llojet e tjera të municioneve të kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes. Por megjithëse ekzistonin dokumente të plota duke garantuar demontimin e municioneve, Ministria e Mbrojtjes ka zgjedhurpër të lidhur kontratë kompaninë amarikane fantazmë,që merrej edhe me tregtinë e biçikletave.
Arsyetimi
Në dokumentet zyrtare rezultojnë se përzgjedhja e kompanisë SAC nga Ministria e Mbrojtjes është bërëpër leverdisshmërinëekonomike. Po sipas tyre thuhet sekompania amerikanekishte përparësi teknologjikekundrejt ndërmarrjevetë mësipërmeqëdo të mundësontedemontim të shpejtë të municioneveushtarake. Ndërkohë qëgjatë dëshmive tësiguruara nga punëtorët e vetmja teknologji që SAC ka përdorur në fabrikën e Gërdecit kanë qënë levat dhe çekiçët si dhe krahu i lirë i banorëve të zonës. Po sipas këtyre dëshmive edhemakineria e vendosur disa herë ka shkaktuar incidente ku ka patur edhe të plagosur. Ndërkohë që punëtorët jo vetëm që nuk kanë qënë të siguruar, por asnjë element i sigurimit teknik nuk është përdorur gjatë çmontimit të municioneve duke mos thënë se krahu më i lirë i punës kanë qënë fëmije. Gjithsesi këto fakte nuk kanë binduar aspak Minstrinë e Mbrotjes për të pezulluar kontratën, përkundrazi. Në dhjetorlidhet një tjetër kontratë përdemontimin emunicionit të rëndë për të cilën firma nuk kishte asnjë lloj teknologjie dhe eksperience.
Mediu: Sa mora ofertën nga SAC njoftova autoritetet më të larta
"Me marrjen e propozimit nga ana e kompanisë Southern Ammunition, ministri i është adresuar, sipas procedurave, për mendim autoriteteve më të larta ushtarake dhe civile, duke vënë shënimin për respektim të ligjit dhe negociimin e problemeve me kompaninë. "Është zbatuar ligji dhe ka patur bashkëveprim të të gjitha insitucioneve mbi tragjedinë e Gërdecit".Të paktën këtë u mundua të thoshte dhekëshilltarja e ish- ministrit të MbrojtjesEnkelejda Malaj. Gjatë një konferencë për shtyp ish- këshilltarja e Mediut u mundua të sqaronte procedurat e ndjekura me firmën fantazmë amerikane që shkaktoi tragjedinë në fshatin e Gërdecit."Pas shqyrtimit autoritetet ushtarake kanë përjashtuar me shkrim Bërzhitën dhe kanë propozuar që "Qendra për demilitarizimin e këtyre municioneve duhet të përzgjidhet nëpërmjet negociatave midis palëve. Ministri i Mbrojtjes, bazuar në këtë rekomandim, u kalënë detyrë autoriteteve më të larta ushtarake dhe civile të "veprojnë konformë rregullave, interesit dhe planit të demontimit",- tha dje gjatë konferencës për shtyp ish- këshilltarja e Mediut.Sipas saj -pas rekomandimit të autoritetit ushtarak që vendi të përcaktohet me negociata ndërmjet palëve, palët kanë informuar sektorët përgjegjës të Ministrisë se kanë rënë dakord për çmontimin e fishekëve në Gërdec. Ish këshilltarja e Ministrit të Mbrojtjesthotë se "Duke marrë pëlqimin paraprak të të gjitha autoriteteve civile dhe ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes, duke ndjekur ekspertizën ligjore të Drejtorisë Juridike, u miratua Vendimi i Këshillit të Ministrave, nr. 138, date 14.03.07".Po sipas saj, të gjitha procedurat i janë nënshtruar ekpertizës së përbashkët civilo-ushtarake, duke respektuar detyrat e lëna me shkrim nga Ministri i Mbrojtjes, e në përputhje me kompetencat respektive të strukturave".
Nga Gazeta 55 Shkruan : Lindita Çela











