Ministrja rrenqethet gjen foton e gjyshes ne ekspoziten Marubi ne Amsterdam

Ministrja rrenqethet, gjen foton e gjyshes ne ekspoziten 'Marubi' ne Amsterdam

Gati 1 shekull më parë, në aparatin magjik të mjeshtrit Marubi, do të ishte dhe imazhi i një nuseje të re nga Gjirokastra. Edhe pse bardhezi, fotografia lë të kuptosh se gjyshja e Ministres së Kulturës, ka sy të shkruar, madje të ujshëm.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, që nuk mundi ta fshehnte dot entuziazmin që, në pasurinë kombëtare  të muzeut Marubi, të ishte dhe fotografia e gjyshes së saj.

Në datën 16 shtator një koleksion i zgjedhur fotografish, tregoi një Shqipëri më të qytetëruar seç e kemi parë rëndom përmes kaçakësh, lypsarësh, fytyrave të vrara të malësorëve, janë ekspozuar në Amsterdam.

Në këtë ceremoni ministrja Kumbaro prezantoi një copëz të historisë 100- vjeçare të kësaj dinastie.

Kumbaro ka ndarë me të pranishmit edhe detaje personale për rëndësinë dhe famën që kishte Marubi në Shqipërinë e varfër e të paurbanizuar të viteve ‘30, ku mungonin rrugët e makinat e ku njerëz nga gjithë skajet e vendit niseshin enkas drejt Shkodrës, veç për të pasur një foto nga studioja e Marubit.

“Ishte një kohë, diçka më pak se një shekull më parë, kur në Shqipërinë pa rrugë, pa transport, pa teatër, pa ekspozita, kishte shqiptarë që merrnin rrugën, nga qoshe të tjera të vendit për të bërë një foto në studion ‘Marubi’, këtë më rrëfente gjyshja nga ime nga Gjirokastra në Jug të Shqipërisë, tek më tregonte me krenari foton e saj e të gjyshit tim në fillim të viteve 30”,- ka pohuar Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama