Shqiperia “dergon” bukurite natyrore ne Berlin

Shqipëria, “dërgon” bukuritë natyrore në Berlin

 Shqipëria u paraqit me një pavijon origjinal prej 117 metra katror në formë ishulli. Këtë vit për herë të parë stenda është prodhuar nga një firmë në Maqedoni, që do të përdoret dhe në evenimente të tjera me karakter promocional si p.sh panairi i radhës WTM 2008 Londër.

Në datë 7 mars u zhvillua konferenca për shtyp e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ylli Pango, e cila u organizua në mbështetje nga GTZ. Sipas Pangos, qeveria shqiptare e konsideron zhvillimin e industrisë së turizmit si një nga prioritetet e saj. Synimi është që vendi të shndërrohet në një destinacion kryesor mesdhetar, me një vend të denjë në hartën botërore turistike.

Gjithashtu titullari i MTKRS u ndal dhe në strategjinë e zhvillimit të sektorit të turizmit, që ka si objektiva parësore, përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve, si dhe krijimi i një produkti të promovueshëm me çmim të leverdishëm.

Në këtë strategji vend të veçantë zë rritja e imazhit të Shqipërisë në botë, një spot për turizmin shqiptar me sloganin “ALBANIA NEW MEDITERRANEAN LOVE!”, që do të transmetohet në periudhën mars-prill 2008 në rrjetin televiziv ndërkombëtar CNN. 

Marre nga : Gazeta Sot

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama