5 parashikime per ekonomine ne vitin 2015

5 parashikime per ekonomine ne vitin 2015

Një numër i pazakontë forcash i japin formë ekonomisë botërore. Në publikimin e raportit të ri, Fondi Monetar Ndërkombëtar duket optimist për prospektin ekonomik të botës. Risqet ndaj rimëkëmbjes, shtatë vjet pas fillimit të krizës financiare janë ende në horizont, por ka edhe një “koktejl” zhvillimesh pozitive, si rënia e çmimit të naftës, të cilat do të ndihmojnë rritjen afatmesme të ekonomisë, shkruan "The Telegraph".

Rritje e moderuar, por jo stanjacion

Rritja ekonomike pritet të arrijë në 3.5 për qind në vitin 2015, ndërsa për vitin 2016, 3.7 për qind. Aktiviteti ekonomik i këtij viti do të mbizotërohet nga perfomanca e ekonomive të zhvilluara dhe do të mbështetet nga rënia në çmimet e naftës.

ShBA-të kryesojnë listën e rritjes ekonomike, ndërsa Britania e Madhe nuk mbetet mbrapa. Mirëpo, vendet në zhvillim do të hyjnë në vitin e pestë të rritjes ekonomike, pasi vendet prodhuese të naftës janë prekur nga rënia e çmimeve. Fondi parashikon se kushtet “normale” ekonomike do të kthehen në botën e zhvilluar në vitin 2016.

Krye-ekonomisti i FMN-së, Olivier Blanchard paralajmëron se rritja potenciale mund të tronditet. Plakja e popullatës, prodhimtaria e ulët dhe rënia e niveleve të investimeve do ta kufizojnë rritjen në të ardhmen.

Problemi i Europës është deflacioni

Risku që eurozona të bjerë në grackën e një inflacioni të qëndrueshëm është përjashtuar që në raportin e FMN-së në tetor. Mirëpo, nga të gjitha rajonet në botë, blloku monetar është më i rrezikuar nga indeksi negativ i çmimeve. Përllogaritja e FMN-së për deflacionin tani është më pak se një e treta për monedhën e Unionit, pavarësisht se Banka Qenddrore Europiane lançoi muajin e shkuar një fond lehtësues prej 1.1 trilionë dollarësh. Edhe Japonia rrezikohet tani dyfish nga inflacioni (7%), sipas Fondit.

Nafta do të krijojë një normë të re

Çmimi i naftës ka rënë me 43% nga shtatori i vitit të shkuar dhe Fondi parashikon që çmimet mesatare vjetore të nisin nga 58.10 dollarë për barrelë në vitin 2015, në 65.70 dollarë në vitin 2016 dhe 69.20 në vitin 2017.  Megjithatë, Fondi është optimist se një aktivitet ekonomik në rritje mund të rezultojë në rritjen e urisë energjetike në vitet që do të vijnë.

Mos prisni që ShBA-të të fuqizohen

Amerika është bërë prodhuesi i ri botëror i naftës në vitin 2014, por rënia e çmimeve po e pengon investimin në industri. Një tregues i "urisë" për investime në SHBA është numri i naftëmbajtësve në përdorim, të cilat kanë rënë që prej shtatorit 2014. Sipas “Baker Hughes” ka një rënie me 50% në numrin e tyre.

Duhet të flasim për Amerikën Latine

Kombet si Amerika Latine kanë goditur fort në 12 muajt e fundit. Probabiliteti i recesionit në Amerikën e Jugut tani është më i larti sesa në çdo rajon të botës, me më tepër se 1/3 nga 15% që ishte parashikimi i tetorit. Në veçanti, Brazili ka vuajtur nga rënia e besimit të biznesit dhe besimit konsumator.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama