Nderron jete ne moshen 95 vjecare akademiku Mark Krasniqi

Nderron jete ne moshen 95 vjecare akademiku Mark Krasniqi

Vdes në moshën 95 vjeçare akademiku Mark Krasniqi, gjendja shëndetësore e të cilit ishte përkeqësuar kohët e fundit dhe ai po qëndronte i shtruar në Qendrën Intenzive në QKUK prej e dy ditësh, ku edhe vdiq.

Krasniqi ishte profesor e shkrimtar. Ai lindi në Gllaviçicë të Pejës më 1920. Gjimnazin e mbaroi në Prizren kurse studimet për letërsi i kreu në Padova të Italisë. Për një kohë ishte edhe kryeredaktor i gazetës “Rilindja”.

Ai ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Shqipërisë.

Krasniqi u bë faktor letrar i letërsisë shqipe për fëmijë me veprat e tij “Përralla e Gjyshit” e “Posta e porositun”.

Ai ka botuar më shumë se 20 libra shkencore, letrare, publicistike dhe tekste shkollore dhe githashtu ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezish nga serbishtja e sllovenishtja në gjuhën shqipe.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama