Benko Gjata, nje nga organizatoret e ketij aktiviteti rrefen se sopranoja e njohur e ka pritur me kenaqesi rolin e "kumbares" se mbremjes dhe te shoqates se re. "Kete here nuk me lane te kendoja", - eshte shprehur Inva per publikun, duke premtuar se do te kthehej serish se shpejti ne Torino, per te performuar perballe audiences se madhe shqiptare dhe italiane.
Te ftuar ne kete mbremje kane qene edhe Markelian Kapedani, pianisti shqiptar me fame nderkombetare, i cili ka interpretuar ne duet me violinistin e ri e te talentuar, Sokol Prekalori, ne mjediset e "Fondazione Sandretto Re Rebaudengo" ne Torino. E ftuar ta shijonte nga posti i spektatorit koncertin e organizuar ne nder te saj, znj. Mula e respektoi impenjimin, deri ne castin kur Kapedani e ka ftuar te ndjeke tingujt e kenges se famshme te kompozitorit te shquar shqiptar, Simon Gjoni, "Lulebore", nje kenge qe Inva e ka kenduar nga ku ka qene e ulur, e pasuar pas kesaj nga shume artiste dhe kengetare te pranishem ne salle. E pershendetur me entuziazem nga te pranishmit, "Art@mia" u pagezua mes nje audience te ngushte dhe te perzgjedhur miqsh, te perbere nga artiste shqiptare, kuratore e perfaqesues te fondacioneve financuese dhe menaxhuese te artit dhe nga ana tjeter, nga drejtues te shoqatave te bashkesise shqiptare ne Piemonte, si edhe perfaqesues te administrates dhe te institucioneve publike. Sipas organizatoreve, mbremjen e kane nderuar edhe konsulli i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise ne Milano, z. Spartak Topollaj, kryetari i Keshillit Bashkiak te qytetit te Torinos, z. Giuseppe Castronovo, anetari i Keshillit Bashkiak te Tiranes, Petrit Vargu, si edhe nje sere personalitetesh te tjera te botes se politikes, te artit dhe te spektaklit.
Takimi u pershendet edhe nga perfaqesues njekohesisht te fondacionit "Sandretto Re Rebaudengo", - nje vend i kultit dhe i artit kontemporan, jo vetem per Torinon dhe Piemonten, por per mbare Evropen, edhe te "Asjas", kompani nderkombetare me qender ne Torino, aktive ne fushen e energjive te rinovueshme, e pranishme me nje filial te sajin edhe ne Shqiperi. Te pranishmit i pershendeti ne hapje te takimit z. Gjergji Xhaxho, i cili ne emer te "Art@mia" u uroi mireseardhjen te pranishmeve, si dhe u prezantoi atyre strukturen e re. E krijuar disa muaj me pare me nismen e pese te rinjve artdashes, "Art@mia" lindi nga deshira per te mbeshtetur dhe per t'i celur rruge dhe hapesira te reja evropiane dhe boterore artit shqiptar dhe artisteve te talentuar qe e perfaqesojne ate. Edhe pjesemarrja e dyshes Prekalori-Kapedani ne paraqitjen e pare te shoqates nuk ishte rastesore. "Do te vazhdojne ne kete rruge, - rrefen Gjergji Xhaxho, njeri nga organizatoret e kesaj mbremjeje gala, - duke sjelle ne Torino me te miren e artit bashkekohor shqiptar. Do te promovojme gjithcka te vlefshme qe na perfaqeson denjesisht neper bote. Cilesia e organizimeve tona do te jete ajo qe meritojne keta talente te jashtezakonshem. "Art@mia" e mbeshtet veprimtarine e saj mbi nje nenshtrese sociale dhe kulturore me potencial te jashtezakonshem: pranine ne territorin e rajonit te Piemontes te disa qindra artisteve profesioniste shqiptare, te cilet ushtrojne ne kete krahine prej vitesh profesionin e tyre. "Punojme te evidentojme dhe promovojme talente te reja arti nga brezi i dyte i shqiptareve qe jetojne ne Piemonte, nderkohe qe veme artiste te afirmuar dhe me nje karriere te suksesshme me artiste te rinj ne hapat e pare te karrieres", thote Blenti Shehaj, president i "Art@mia-s".
Ndersa sipas Benko Gjates, nje tjeter nismetar dhe bashkethemelues i shoqates, si edhe prezantues i mbremjes, "duhen gjetur te gjitha menyrat qe artistet e rinj te brezit te dyte te gjejne pika te forta referimi tek artistet shqiptare, te cilet me artin e tyre komunikojne me vendasit. "Programi artistik i mbremjes, i performuar me mjeshteri dhe ndjenje nga Markelian Kapedani dhe Sokol Prekalori, eshte pjese e repertorit te "Shkodra jazz festival in tour", nje produksion artistik i shoqates kulturore "Rrok Jakaj". Markelian Kapedani vleresohet per cilesite e artit te tij dhe pikerisht nje nga keto cilesi eshte shkrirja e tradites se jashtezakonshme te muzikes perendimore me motivet popullore shqiptare. Ai punon mbi te gjitha me ato "rryma" te muzikes perendimore, qe shkojne nga muzika xhaz tek ajo rrok, te cilat duke qene rreptesisht te ndaluara ne vitet e komunizmit, u bene per shqiptaret menyra me e mire per te shprehur me ne fund lirine e rigjetur.
Marre nga : Gazeta Korrieri











