Kadri Roshi film dokumentar ne RTSH

Kadri Roshi film dokumentar ne RTSH

Për Kadri Roshin fatmirësisht ka një film dokumentar, ai “Butrinti i gjallë”, i shfaqur si premierë për 10-vjetorin e vdekjes së aktorit në sallën e Teatrit Kombëtar që mban emrin e tij. Si një rrëfim autobiografik filmik, i kombinimit të roleve dhe komenteve për to, udhëtimeve në vendlindje apo në vende që i përkasin e përjetimeve, që skenaristi dhe regjisori Petrit Ruka ia ka marrë aktorit që mban titujt “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”, në vitin 1998. E që i risjell në një film-rrëfim të rrallë, që është mbështetur në realizimin e tij nga Radio Televizioni Shqiptar e që së shpejti do të shfaqet në këtë ekran.

Jetim, pa nënë e babë, me 4 klasë arsim edhe pse me 18 arsimtarë në fisin e tij të Roshëve të Libohovës, Kadri Roshi u lind dhe u rrit mes dashurisë së mallakastriotëve. U vërvit në vitet e luftës për të mbijetuar duke provuar çdo punë për bukën e gojës; hamall, pastrues, kamarier apo edhe biletashitës kinemaje që s’linte film pa parë. Por i mbijetoi gjithë vështirësive, deri edhe rrezikut të pushkatimit të rastësishëm, derisa pas luftës edhe pse i skualifikuar në sprovën e parë teatrale si i patalentuar, do të ishte një bursë në Zagreb, që do të bënte atë dhe Lazër Filipin dy aktorët e parë të diplomuar shqiptarë, e të merrte me pasion rrugën e 150 roleve në teatër dhe kinema.

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama