Ermonela Jaho e para shqiptare qe fiton OSCAR-in e Operas

Ermonela Jaho e para shqiptare  qe fiton OSCAR-in e Operas

Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho është shpallur fituese e International Opera Awards. Sopranoja me famë botërore ishte e nominuar në kategorinë  Reader`s Award, dhe arriti të triumfonte mes shumë figurave të shquara të artiti rus dhe latin.

Me votat e marra nga e gjithë bota, Ermonela Jaho u kurorëzua si fituesja e International Opera Awards. Ky çmim, që mund të quhet si “Oscar”-i i Operës Botërore, i është dhënë yllit shqiptar të muzikës operistike, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të zhvilluar mbrëmjen e së dielës në Teatrin Savoy të Londrës.

Lajmi për fitoren e Ermonela Jahos është bërë me dije nga faqja zyrtare e International Opera Awards në Twitter, ku thuhet se fituesja e vitit 2016, është sopranoja e njohur shqiptare.

“Çmimi i Publikut në Opera Awards 2016 është, e jashtëzakonshmja Ermonela Jaho”, shkruan The Opera Awards.

 



Ajo mposhti konkurrencën e fort të yjeve si: Danielle De Niese, Joyce Di Donato, Michael Fabiano, Gerald Finley, Juan Diego Flórez, Dmitri Hvorostovsky dhe Eva-Maria Westbroek.

Me rastin e ndarjes së çmimeve Ermonela Jaho interpretoi “Un Bel Di” nga Madama Butterfly.

Pas fitores, sopranoja shqiptare ka falenderuar admiruesit e saj nëpër botë për mbështetjen që i dhanë.

"Dua te falenderoj te gjithe admiruesit e artit tim neper bote dhe vecanerisht ne Shqiperi per mbeshtetjen dhe dashurine.....Kushdo qe i dedikon jeten pasionit te tij eshte gjithmone fitues... Ju dua te gjitheve," shkruan Ermonela në Facebook.

Drejtori i TKOB Ilir Kërni ka komentuar i gëzuar në Facebook fitoren e Jahos.

"E mori! Ermonela Jaho the best in the ëorld! Sapo iu dha çmimi nga International Opera Awards. Më në fund një shqiptare fiton OSKAR-in e operas. Gëzoni me mua njerëz, shkruan Kërni.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama