Donald Lu takon Kadarene Ndihem i nderuar

Donald Lu takon Kadarene: Ndihem i nderuar

Ambasadori Donald Lu dhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare u takuan snte për herë të parë. Lajmi është bërëe i futur nga Ambasada e SHBA-ve, në Facebook: “Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës sonë dhe një thesar kulturor për Shqipërinë. Ndihem i nderuar për mundësinë që mu dha për ta njohur nga afër,” thotë Ambasadori Lu.

Takimi zhvillohet ndërsa është konfirmuar që flamuri shqiptar do të valëvitet jashtë kongresit të Shteteve të Bashkuara, në Washington D.C. në nderim të shkrimtarit Kadare. Ceremonia është traditë në Capitol Hill, për të nderuar kongresmenë dhe senatorë të shquar, por këtë herë do të jetë e veçantë, pasi do të nderojë një personalitet të shquar të kulturës së një vendi të huaj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama