Tirane-Athine jo vetem sherr por edhe marreveshje

Tirane-Athine, jo vetem sherr por edhe marreveshje

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka zhvilluar një vizitë pune në Greqi, ku është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë greke Dimitros Tsaknakis.

 

Takimi i Drejtorëve të Policisë dhe delegacioneve që i shoqëronin u zhvillua në Janinë.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë greke, ka uruar homologun e tij për detyrën dhe ka vlerësuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy Policive si mjaft të mira. Ai ka shprehur vendosmërinë për t’i forcuar më tej bashkëpunimin dhe marrëdhëniet dy palëshe.

 

Nga ana e tij Çako e ka falënderuar homologun e tij për ftesën , duke i konfirmuar po të njëtim vlerësim për marrëdhëniet dy palëshe dhe është shprehur se policin nuk e dallon dhe ndan gjuha apo shtetësia..

 

Gjatë takimit u ra dakort që mes palëve të bëhet i mundur finalizimi sa më shpejt i marrëveshjes për ngritjen dhe funksionimin e Qendrës së Përbashkët të Bashkëpunimit Policor në Kakavijë.

 

Po ashtu palët shprehën vendosmërinë e tyre që të forcohet bashkëpunimi për parandalimin e Migracionit ilegal dhe Lufta ndaj krimit ndërkufitar si dhe të rritet dhe forcohet bashkëpunimi në fushën e krimit të organizuar, trafikut të drogave dhe trafikimit të qënieve njerëzore.

 

Zhvillimi i operacioneve të përbashkëta me policinë greke në fushën e trafiqeve të paligjshme ishte një tjetër aspekt i rëndësishëm për të cilën u ra dakord mes palëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama