Nipat e Lufit pranuan vrasjen e Sulkut ne Holande

Nipat e Lufit pranuan vrasjen e Sulkut ne Holande

Njëri nga nipat e Mentor Lufit, objektivit të atentatit që shkaktoi përplasjen me armë në Tiranë, ka pranuar fillimisht në polici vrasjen e Ilirjan Sulkut në Holandë. Markeljan Doçi mësohet se kishte pranuar autorësinë e vrasjes së 33-vjeçarit Sulku në Roterdam të Holandës, në datën 6 prill 2015.

 

Gjatë komunikimit verbal me efektivat e Policisë së Tiranës, pas arrestimit, i riu kishte shpjeguar se kishte shkuar nga Shqipëria për të kryer atentatin, pa dhënë më tej shpjegime në lidhje me krimin. Por, pas bisedës verbale që ka pasur me efektivat e Policisë, mësohet se i arrestuari ka ndryshuar qëndrim kur ka ardhur puna për ta marrë në pyetje me procesverbalin që do të administrohej në dosjen e tij.

 

Në këtë moment, Markeljan Doçi mësohet se nuk ka pranuar të flasë, duke e lënë pa asnjë shpjegim apo dëshmi zyrtare dhe me vlerë procedurale ngjarjen e 6 prillit 2015 në Holandë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama