Lufi vdiq me shoferin pas atentatit ne shkurt mori 2 niperit bodyguard

Lufi vdiq me shoferin, pas atentatit ne shkurt mori 2 niperit bodyguard

Gazeta Shqiptarja.com zbulon se pas atentatit që i ishte bërë në shkurt të 2015-ës ku mori vetëm një plumb në këmbë, Mentor Lufi kishte rritur masat e sigurisë ku kishte marr shofer Gerti Goxhajn, i cili humbi jetën bashkë me të në masakrën e së mërkurës në mes të ditës në Bulevardin Zogu i I-rë në Tiranë. Po ashtu, Lufi kishte punësuar si truproja dy nipërit e tij Markelian dhe Klevis Doçi (vëllezër) të cilët ishin të pranishëm kur Besnik Sulku dhe vrasësi me pagesë italiani Salvatore Letizia vranë me breshëri plumbash dajën e tyre Lufin dhe shoferin Goxhaj.  

 

 

Sulku dhe italiani nuk kanë qenë në dijeni të masave të sigurisë që kishte marrë Lufi, dhe pas vrasjes kanë rënë të dy në zjarrin e pistoletave të dy nipërve të Lufit, të cilët kanë lënë të vdekur në vend Besnik Lufin dhe kanë goditur me makinë italianin. Ky i fundit u kap në ambientet e një hoteli pranë vendit të krimit, ndërkohë gjatë kontrollit fizik ju gjet dhe një fotografi e Mentor Fufit dhe një biletë avioni për kthimin në Itali, po atë ditë

 

Ndërkohë, po ashtu Gazeta Shqiptarja.com zbulon se Letizia dhe Sulku kishin kohë që njiheshim me njëri-tjetrin, e sa herë që italiani vizitonte Tiranën qëndronte në banesën e Besnik Sulkut. Ky i fundit rezulton të jetë aksioner me 34 përqind në kompaninë “Auto-Discavery”, e cila merret me importin dhe gomave, pjesë këmbimet e autoveturave dhe shitjen e automjeteve.

 

Italiani Salvatore Letizia që deri në këtë fazë të hetimit cilësohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si vrasës me pagesë, ka ardhur në Tiranë plot 5 herë brenda një kohe shumë të shkurtër. Vizita e tij e parë në Tiranë ka qenë në muajin Prill, ndërsa hyrja e fundit e tij në Rinas ka qenë në datën 27 maj, ditën e atentatit, në orën 08:00 të mëngjesit.

 

Sulku e Letizia së bashku që në prill, muaj që përkon dhe me vrasjen e vëllait të Sulkut në Hollandë, Durimit, kanë bërë planin për tu hakmarrë dhe këtë detyrë e kishte marrë përsipër shtetasi italian, kundrejt një pagese që ende nuk dihet me saktësi se sa është paguar për vrasjen. 

 

Të 40-tat e vëllait

Nga verifikimet në sistemin TIMS, është provuar se dhe biznesmeni Besnik Sulku ka qenë në Itali, ku mendohet se ka marrë takime me Letizian. Sulku kishte vetëm 10 ditë që kishte hyrë në Rinas dhe pasi ka përkujtuar vëllain në 40 ditët e ndarjes nga jeta, ka pritur shtetasin italian, ku brenda një kohe shumë të shkurtët i ka bërë dy atentate Mentor Lufit, derisa pasditen e të mërkurës ka mundur ta vrasë. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama