FSHF Si konvertohet bileta e ndeshjes Shqiperi-Izrael

FSHF: Si konvertohet bileta e ndeshjes Shqiperi-Izrael

Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur se është njoftuar nga FIFA, që ndeshja eliminatore për Kupën e Botës “Rusi 2018”, Shqipëri–Izrael, e planifikuar për t’u luajtur më 12 nëntor 2016, nuk do të zhvillohet në Shkodër, por për arsye sigurie do të luhet në Elbasan. Për këtë arsye, FSHF do të nisë një proces konvertimi të biletave të shitura deri më tani.

FSHF njoftoi se, bileta e paguar për ndeshjen Shqipëri-Izrael, është e vlefshme njësoj nga pikëpamja monetare. “Bileta duhet konvertuar, nga bileta për stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në biletë për Stadiumin “Elbasan Arena”. Proçedura për konvertimin e biletave, kryhet në të gjitha pikat e shitjes së FSHF, në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan. Personi i pajisur me biletë fizike, duhet të paraqitet në një nga pikat, për të bërë konvertimin në biletën e re fizike”, theksuan zyrtarë të FSHF-së.

Për biletat elektronike, që janë blerë në internet, konvertimi do të bëhet nëpërmjet adresës së email: bileta(at)t-ticket.al.">bileta(at)t-ticket.al. Nga kjo adresë do t’ju dërgohen biletat e konvertuara.

Federata Shqiptare e Futbollit kërkoi mirëkuptimin e të gjithë sportdashësve për këtë procedurë të re, që është imponuar nga kushtet e krijuara. Veprimet , për të bërë ndryshimet e mësipërme, fillojnë që nesër, pas orës 10.00.

Ku mund të kryhen veprimet:

a.Tiranë: Dyqani i FSHF (dalja e Rrugës së Elbasanit)

b.Tiranë: Biletaria e Stadiumit “Selman Stërmasi”

c.Shkodër: Biletaria e Stadiumit “Loro Boriçi”

d.Elbasan: Biletaria e Stadiumit “Elbasan Arena”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama