Justina Aliaj E kush nuk e njeh kete emer

Justina Aliaj, E kush nuk e njeh kete emer

Shkelqimin e yjeve shqiptare te te gjitha fushave te jetes nuk e durronin dot komunistet, drejtuesit injorante te shtetit te djeshem shqiptar, dhe si e tille edhe ai yll duhej shuar, duhej denuar, duhej... Dhe Justina u denua, u denua rrende, madje, por fatmiresisht nuk u shua.

Talentet nuk shuhen, ato vetem mund te zbehen. O zot cfare cmendurie dhe fatkeqesie! Ne kulmin e arritjeve dhe suksesit, kur aktorja, kengetarja e madhe Justina Aliaj ishte duke u ngitur per te kapur majat me te larta te suksesit te saj dhe i kishte kapur ato maja para kohe, si gjithmone vjen nje urdher i prere nga lart ... duhet te denohet. Dhe Justina, si shume artiste te tjere te asaj kohe te cmendur te fillimviteve 70-te pati fatin e hidhur te jetes se saj te provonte denimin komunist. Ia nderprene menjehere te drejten e studimeve, ku ajo ishte studente ne Akademine e Arteve ne Tirane per aktore, duke e cuar te punoje ne prodhim. Cmenduri!

Nuk e lejuan te kendoje ne festivalet e kenges ne radiotelevizion dhe ne te gjitha aktivitetet e ndryshme, ku Justina ishte shume e suksesshme, madje shkuan edhe me tej; kenget e kenduara nga ajo nuk duhet te transmetoheshin ne radio. Justina Aliaj u rehabilitua ne fundvitet 80-te, atehere kur edhe kolera, diktatori kishte ngordhur. Edhe pse Justina i mungoi skenes dhe spektatorit pothuajse 20 vjete, perseri dalja e saj ne skene pas shume vjetesh ngjalli emocione te medha tek spe ktatori kryeqytetas dhe i gjithe Shqiperise. Justina Aliaj mbetet nje yll i kenges dhe skenes shqiptare. Ne ditet e ardhme do njiheni me teper me aktivitetin e kesaj artisteje te madhe neper vite, se bashku me nje interviste, qe me ka dhene per artedashesit e shumte shqiptare anembane kudondodhen.

 

               Justina Aliaj
 
Une dhe shoket e  mij
 
Muzika Agim Prodani. Fituese e  cmimit te pare ne nje nga Anketat Muzikore
1968
 
U caktova ne nje  brigade
Ku nuk kishte asnje  vajze
Oh sa ndrojtje pata ne  fillim.
 
Mirmengjes une ne fillim u  thashe,
M'u pergjigjen menjehere te  gjashte.
Shume te qeshur dhe  buzegaz
Dhe me tonin shume  gazmor'
Dhe shpirtin punetor aty e  pash.
 
Ja tani ne jemi  shtate
Shtate shoke  besnike.
Kush i qete e kush i  vrazhde
Te gjithe  simpatik'.
 
Neve bashke shkojme  kudo,
Qe te gjithe  thone,
Lum' ata per k'te shoqni qe  kane.
 
Neve bashke i ndajme dhe  gezimet,
Ne repart edhe neper  familje,
Bashke shkojme ne  stadium,
Ne teater dhe ne  shkolle,
Sa e lumtur ndjehem une o  shoke.
 
Ja tani ne jemi  shtate...
 
 
       Unaza
 
N'autobus ne  udh'tojme
Dhe se bashku  shikojme
Qytetin tone qe rritet  sot
Njerez te g'zushem syri sheh  kudo.
 
Shih sa vepra rreth e  qark
Shkoll' fabrike dhe  kombinate
Atje lart eshte nje  uzine
Ja k'tu poshte dy syte qe  ndrijne.
 
Endrat e ndezura n'rrugen  tone
Ecim bashke ne jeten  tone,
Ndaj gjithnji une po  kendoj
Mbi unaze e  dashuri.
 
N'autobus ne  udh'tojme
Dhe te zbresim  harrojme.
Cdo stacion shpejt  kalon
Sa vjen njeri tjetri  shkon.
 
Sa vjen njeri, tjetri  shkon,
Sa vjen njeri, tjetri  shkon,
Sa vjen  njeri      tjetri shkon.
 
 
Stacion i  dashur.
 
Muzika Agron Xhunga. Fituese e  cmimit te dyte ne Festivalin e 10-te te
Kenges ne RTVSH.
 
N'pallatin  tone
Ne katin e  trete
Eshte nje  vajze,
Vajze e mire  vertete.
 
Shkoj ne  pune
N'shkall' ate e  gjej,
Mirmengjes   thote
Mirmengjes i  them,.
 
Por ngado qe  shkojme,
Jo largesia s'na  ndan.
Ne mendime  ne
Njeri tjetrin e  mbajme.
 
Nje dite  shiu
Ishte bere  uj'.
Prane vajzes
Urbanin ndala  une.
 
Hapa deren
Hip i thash  pastaj
Ca udhetare thane:
Sa capken ky  djale.
 
Ne pasqyre  rrane
Dy syte e saj te  zinj.
Ne shikimin e  saj
Rrahu zemra ne  gji.
 
Ih, por bilbilit
nje polic i  bjen.
Shok' i dashur
ketu stacion nuk  ke.
 
Jo i thashe
Nuk kam bere  gabim.
Ky stacioni eshte stacioni  im.
 
Ne pasqyre  rrane...
 
 
Ne mbremjen e  vallezimit.
 
Perseri fituese e cmimit te dyte  ne Festivalin e 10-te te Kenges ne RTVSH.
Kenga u kendua ne duet me Sherif  Merdanin.
 
Ne vallzim nje nate  t'shtune,
Syt' e tu tek mua  mbeten
Desha tok te loznim  shume,
Por nuk munda vec  njehere.
 
Drejtimin, kush ta  marri
Bashke me 'ta vij dhe  une
N'atletike une i  pari,
Por per tek ti arrita ne  fund.
 
Mbremja jone feste e  gjalle,
Midis ciftesh ne  drite,
Ne te dy balle  perballe,
E midis nesh ka vec  muzike.
 
Ja tani vallezojme  ne,
Gjithe orkestra flake u  ndez.
Ti si flutur shket mbi  dhe
Dhe une ngaterrohem ne cdo  kthese.
 
Them na shohin ne te  dy,
Kur une tok' me ty  vallezoje,
Ne muzike e ne  vallezim
E une ngaterrohem s'e  kuptoj.
 
Mbremja jone feste e  gjalle...
 
 
 
Ne ekranin e  televizorit.
 

Kenga e Festivalit te 11-te,  ku Justina morri edhe goditjen e saj fatale...
 
Ne ekranin e  televizorit
Kishe dale mes shokeve edhe  ti.
Hapa syte, hapa kraharorin,
Rri n'ekran i dashur, thoshja,  rri.

Une te ndiqja me sy,
Por ti mes shokeve prane.
Si te vija aty  tek ti n'ekran?

Ti mes shokeve te tu
Te mire dhe duararte.
N'ekran  po flisje per pune,
Si  repart.

Si te vija thoshja edhe  une
Rri n'ekran i dashur, rri me shume

Ti mes shokeve mendja s'te  shkon,
Se une n'ekran te ndjek.
Syte mija mbeten tek ty,
Por ti  shpejton dhe syte s'mi  kthen.

Ne ekranin  e televizorit
Kishe dale mes shokeve edhe  ti.
Ah nje kamer, t'me merrte dhe mua
Ta shikoj si une  veshtroj.

Une te ndiqja me sy....


Pierre-Pandeli Simsia  Nju Jork


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama