Aktivitetet per Diten e Monumenteve/Vlora e Gjirokastra ekspozite fotografike

Aktivitetet per Diten e Monumenteve/Vlora e Gjirokastra ekspozite fotografike

Me rastin e DitÑ‘s NdÑ‘rkombÑ‘tare tÑ‘ Monumenteve tÑ‘ KulturÑ‘s dhe Siteve Arkeologjike, DRKK VlorÑ‘ çeli në ambjentet e saj njÑ‘ ekspozitÑ‘ fotografike me zonat e mbrojtura dhe monumentet mÑ‘ tÑ‘ spikatura tÑ‘ qytetit tÑ‘ VlorÑ‘s. NÑ‘ kÑ‘tÑ‘ aktivitet morrÑ‘n pjesÑ‘ shkollat Muço Delo, Jani Minga, Shkolla Artistike dhe Shkolla Tregtare, e cila organizoi njÑ‘ panair kulinarie. Në kuadër të 18 Prillit, ditës ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës dhe Siteve Arkologjike, DRKK Gjirokastër me miqtë e monumentit të shkollës së Mesme Petagogjike “Pandeli Sotiri” organizuan ekspozitën fotografike “Trashëgimia si e Ardhme” dhe “Një foto mijëra fjalë”.  Ekspozitat u konceptuan si një konkurs me foto të elementëve të trashëgimisë së ndërtuar në një nga lagjet më të vjetra të Gjirokastrës, “Pazari i Vjetër”

 

Korçë dhe Shkodër, sensibilizim për monumentet

 

Në ambjentet e Hanit të Elbasanit, Pazari Korçë, u zhvillua një aktivitet me nxënësit e shkollës së mesme ‘’Themistokli Germenji’’. Aktiviteti u hap me një valle tradicionale shqiptare. Të veshur me veshje tradicionale grupi i nxënësve demonstroi një pjesë të trashëgimisë jomateriale të qytetit. Po ashtu u prezantuan disa nga Monumentet e Kulturës të qytetit të Korçës, si pjesë e rëndësishme e zhvillimit kulturor. Nxënësit synuan të ndërthurin elemente të trashëgimisë kulturore jomateriale me atë materiale, në kuadër të një dite të rëndësisë ndërkombëtare. Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe vendbanimeve historike, drejtoria rajonale e kulturës organizoi një aktivitet në mjediset e banesës së patriotit të shquar Pashko Vasa, Monument kulture i Kategorisë I. Qëllimi ishte për një sensibilizim, promovim, edukim të brezave dhe rrjedhimisht edhe të shoqërisë për rëndësinë që shfaq nevoja për kujdesjen ndaj Trashëgimisë Kulturore.Në aktivitet u prezantuan pjesë nga muzikologjia dhe etnografija e qytetit të Shkodrës, por dhe krahina të tjera të veriut. Po ashtu u përkujtua 135 vjetorit të figurës kombëtare Mic Sokoli.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama