Jeleku shqiptar i Edith Durham ne Muzeun Britanik

Jeleku shqiptar i Edith Durham ne Muzeun Britanik

Veshjet popullore shqiptare, gjithnjë kanë tërhequr vëmendjen e udhëtarëve të huaj. Koloriti dhe ornamentet e tyre shpesh herë u kthyen në objekt studimi dhe admirimi në shënimet e udhëtimit dhe veprat e botuara në Evropë. Revolucioni industrial, përparparimet teknologjike dhe përmirësimi i mjeteve të komunikimit nga gjysma e dytë e shekullit të XIX,  bënë të mundur që udhëtimet edhe në distanca më të largëta të botës të mos ishin më të gjatë, të lodhshëm dhe të vështirë.

Si rezultat i këtyre zhvillimeve, numri i udhëtarëve evropianë që vizitonin Shqipërinë vazhdoi të rritej ndjeshëm. Për herë të parë në këtë kohë, vendin tonë  e vizitojnë edhe udhëtare femra si është rasti i udhëtares dhe antropologes Mery Edith Durham, e cila ka lënë disa shënime interesante dhe kostume popullore që sot ruhen dhe ekspozohen në muzeumet e Britanisë së Madhe.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama