Pas tetë vitesh kjo popullsi do arrijë në 35.5 milionë banorë, sipas projektimeve të popullsisë nga Kombet e Bashkuara. Rritja demografike në të ardhmen u takon edhe qyteteve të tilla si Mumbai dhe Shangai. Sipas revistës amerikane “Forbes” këto qytete do të njohin rritje të popullsisë, por ka dhe disa qytete të tjera, për të cilat ekziston mundësia të përballen me zhdukjen në të ardhmen. Parashikimi për këto është pak i vështirë, por faktorë të tillë si ndryshimi i klimës dhe plakja e popullsisë do të thonë se ndërsa disa qendra urbane rriten, disa të tjera zvogëlohen. Disa qendra të mëdha mund të përballen me asgjësimin e tyre në të ardhmen.
Planifikuesit urbanë në Evropë dhe Amerikën e Veriut tashmë po vrasin mendjen se çfarë duhet bëjnë me këto qytete. Fakti nëse këto qytete do të zhduken krejtësisht, mbetet një çështje e hapur. Popullsia e Detroitit ka rënë me një të tretën që prej vitit 1950 dhe tani është 950 mijë banorë. Pritet që qyteti të vazhdojë të zvogëlohet akoma më shumë. Ndërsa Detroiti flirton me shkatërrimin demografik, disa qytete mund të përballen me katastrofa natyrore. Kështu San Francisko mund të shuhet krejtësisht nga një tërmet shtatë ballë në vitin 2086. Napoli kërcënohet nga shpërthimi i vullkanit Vezuv, ndërsa një qytet tjetër italian, Venecia mund të zhduket përjetësisht nën ujë.
Qytetet që do bëhen më të mëdhenj në të ardhmen
1. Tokio, Japoni
Popullsia në vitin 2005: 35.2 milionë banorë
Popullsia e parashikuar në vitin 2015: 35.5 milionë banorë
Tokio ia kaloi Nju Jorkut duke u bërë qyteti më i madh në botë (në numër banorësh), titull që do e mbajë të paktën deri në vitin 2015.
2. Mumbai, Indi
Popullsia në vitin 2005: 18.2 milionë banorë
Popullsia e parashikuar në vitin 2015: 21.9 milionë banorë
Sot Mumbai, apo siç quhej dikur, Bombei është qendra tregtare dhe kulturore e Indisë.
3. Meksiko Siti, Meksikë
Popullsia në vitin 2005: 19.4 milionë banorë
Popullsia e parashikuar në vitin 2015: 21.6 milionë banorë
Meksiko Siti është kryeqyteti i Meksikës në të gjitha drejtimet, atë politik, financiar dhe kulturor.
4. Sao Paulo, Brazil
Popullsia në vitin 2005: 18.3 milionë banorë
Popullsia e parashikuar në vitin 2015: 20.5 milionë banorë
Në Sao Paolo, banorët me prejardhje italiane janë më të shumtë në numër se ato me prejardhje portugeze dhe përzierja etnike e qytetit përfshin dhe japonezët, libanezët etj.
5. Nju Jork, SHBA
Popullsia në vitin 2005: 18.7 milionë banorë
Popullsia e parashikuar në vitin 2015: 19.9 milionë banorë
Nju Jorku u bë mega-qyteti i parë metropolitan i botës, kur në vitin 1950 e kaloi shifrën 10 milionë banorë.
6. Shangai, Kinë
Popullsia në vitin 2005: 14.5 milionë banorë
Popullsia e parashikuar në vitin 2015: 17.2 milionë banorë
Shangai u bë qyteti më i madh dhe më kozmopolitan i Kinës duke marrë dhe emrin “Parisi i Lindjes”.
Qytetet që mund të zhduken në të ardhmen
1. Banjul, Gambia
Shkaku: Rritja e nivelit të detit dhe erozioni
Ndërsa niveli i detit rritet përreth botës, shteti i vogël afrikan mund të humbë krejtëisht kryeqytetin, Banjul.
2. Detroit, SHBA
Shkaku: Largimi i popullsisë
Popullsia e Detroitit është ulur me një të tretën që prej vitit 1950 dhe pritet të reduktohet dhe më në të ardhmen.
3. Ivanovo, Rusi
Shkaku: Largimi i popullsisë
Qendër e prodhimit të tekstileve, ky qytet në verilindje të Moskës ka 448 mijë banorë, numri i të cilëve është në rënie.
4. Napoli, Itali
Shkaku: Shpërthim vullkanik
Vezuvi, i cili shkatërroi Pompein, shpërthen një herë në njëqind vite. Hera e fundit kur ka shpërthyer ka qenë viti 1944 dhe Vezuvi ndodhet në gjirin e Napolit në Italian e Jugut.
5. San Françisko, SHBA
Shkaku: Tërmeti
Studiuesit në universitetin e Kalifornisë, “Davis” parashikojnë se ka 75 përqind mundësi që qyteti të goditet nga një tërmet i fortë në vitin 2086.
6. Venecia, Itali
Shkaku: Fundosja
Qyteti italian është zhytur në ujë për një mijëvjeçar të tërë, por në shekullin e fundit ky proces është përshpejtuar.
Blendina Cara :Gazeta TiranaObserver











