ISIS ekzekuton xhihadistin shqiptar Nuk donte te luftonte me

ISIS ekzekuton xhihadistin shqiptar: Nuk donte te luftonte me

Një shqiptar që luftonte për ISIS besohet se është ekzekutuar nga vetë militantët e Shtetit Islamik. Ervin Hasanaj, nga Sauku i Tiranës luftonte prej muajsh për llogari të ISIS. Pasi është aktivizuar prej disa muajsh në luftime në Irak e Siri ai kishte vendosur të tërhiqej nga ky angazhim. Por drejtuesit e ISIS nuk e kanë pritur mirë tërheqjen dhe e kanë vrarë. Gazeta Shqip shkruan se ai kishte shkuar në Siri në 16 janar të vitit 2013 bashkë me bashkëshorten Nexhmije Beka dhe dy vajzat 2 dhe 4 vjeç. Bashkëshortja dhe 2 fëmijët janë kthyer në Shqipëri pas 10 muajsh dhe nuk kanë mundur më të lidhen me të. Sipas Shqip, vrasja e Hasanajt është konfirmuar nga antiterrori 2 javë më parë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama