Arrestohet me dy pistoleta Ismail Morina njeren e mbante ne brez

Arrestohet me dy pistoleta Ismail Morina, njeren e mbante ne brez

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 shtetas, ku mes tyre ndodhej edhe Ismail Morina për shkak se në mjetin që drejtohej pikërisht nga njeriu që ngriti dronin në Beograd në ndeshjen Serbi-Shqipëri, iu gjetën dy pistoleta.

Sipas një njoftimi pë shtyp, blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në rrugën “Petro Nini Luarasi”, “gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit Ismail Morina, i është gjetur e fshehur në trup një armë zjarri e tipit pistoletë “Zastava”, me gjashtë fishekë. Gjatë kontrollit të mjetit, në pjesët e brendshme të tij është bërë e mundur gjetja edhe e një arme tjetër pistoletë, tip TT, si dhe 30 fishekëve për këtë pistoletë”.

Arma pa leje i përkiste djaloshit nga Kukësi, i cili ndodhej në drejtim të mjetit “Lande Rover”, në pronësi të vëllait të tij. Po ashtu, policia ka zbuluar në makinën e tij edhe një gëzhojë arme, e cila është dërguar në laboratorin kriminalistik të Ministrisë së Brendshme për t’u verifikuar.

Para policëve i ashtuquajturi “Ballisti”, është justifikuar se armën e mbante për vetëmbrojtje për shkak të kërcënimeve të shumta që kishte pasur pas ngjarjes së 14 tetorit një vit më parë. Po ashtu policia ka gjetur në makinë edhe 36 bileta, të rregullta të ndeshjes së nesërme Shqipëri-Serbi dhe disa broshura.

Ndalimi i Morinës është bërë në kryeqytet në rrugën “Petro Nini Luarasi” pranë tregut elektrik dhe ai vjen një ditë para ndeshjes së nesërme Shqipëri-Serbi në “Elbasan Arena”.

Të gjithë personat u shoqëruan në komisariatin numër një për të bërë verifikimet e duhura, ndërkohë që tre të tjerët (Erion Bahushi, Denis Balla dhe Marin Rexha) akuzohen nga policia për moskallëzim të krimit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama