Vajza e te madhit Dritero i perlot te gjithe Babushi im tani po lufton me erresiren. Nese jeta do dhurohej do te ta jepja ty

Vajza e te madhit Dritero i perlot te gjithe: Babushi im, tani po lufton me erresiren. Nese jeta do dhurohej, do te ta jepja ty

Vajza e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli i ka përlotur të gjithë me një postim pas mesnate ku shkruan se shkrimtari po lufton me errësirën, duke na lënë të kuptojmë se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë. Ndër të tjera, Elona Agolli i thotë “babushit” të saj se nëse jeta do mund të dhurohej, ajo do t’ia jepte atij.

“Babushi im më ndje; e di që ti në këtë orë lufton me errësirën , pasi ti e urren atë.Ti pret dritën . Unë jam me pjellën time tani , në një botë krejt ndryshe nga e jona , në një botë ku konsumohet e gëzohet; e ndërsa ti , i përhumbur mendon sesi do të jetë ajo botë e përtejme , ku mbizotëron errësira , ajo çka vështirë për ty si ateist , të mendohet e bukur dhe shpresëdhënëse.Ati im më ndje ; unë jam me Luelin e duhet të jem e gëzuar në sytë e tij , paçka se zemra pikon lotë, paçka se mendjen e kam tek ti . Të dua shumë ati im . Nëse do të mund të dhurohej jeta , unë do ta jipja për ty ; nëse do të mund të transferohej gëzimi,unë do të bëja çmos të të lumturoja. Sot të bleva një shishe bojë e një pompë për stilografin tënd . Siç ma dhe porosinë para se të nisesha. Kur të kthehem , do të t'i tregoj dhe e di që do kënaqesh . Do mbushësh penën tënde , që aq ka gërvishur letrën e aq vargje e radhë ka shkruar . Të dua shumë Ati im”, shkruan vajza e Agollit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama