Besart Berisha futbollisti Shqiptare qe luan me klubet Gjermane

Besart Berisha futbollisti Shqiptare qe luan me klubet Gjermane
Biografia

Besart Berisha ka lindur në Kosovë por, si fëmijë është detyruar t'i ikë luftës dhe vendoset në Gjermani. Atje, prej vitit 1994 deri në vitin 2004 Berisha luan me ekipet e të rinjëve në klubet Berliner VB49, BFC Dynamo, TSV Lichtenberg dhe Tennis Borussia Berlin. Në vitin 2004 ai fillon karrierën e tij profesioniste kur nënshkruan për klubin Hamburger SV të Hamburgut. Mirëpo, për shkak të problemeve me lejeqëndim në Gjermani ai i huazohet po atë vit te dy klube të elitës daneze të futbollit, Aalborg Boldspilklub dhe AC Horsens, ku kaloi me sukses dy sezona. Gjatë verës së vitit 2006 ai kthehet në Gjermani dhe nënshkruan kontratë të re katërvjeçare me Hamburger SV.

UEFA Champions League

Më 6 dhjetor të vitit 2006 Besart Berisha hyn në histori si shqiptari i parë që ka shënuar goal në UEFA Champions League kur njëherit shënon edhe golin e tij të parë për Hamburger SV në ndeshjen kundër CSKA Moskva në Hamburg të Gjermanisë.

Kombëtarja

Më 11 tetor të vitit 2006 Besart Berisha debuton në kombëtaren shqiptare të futbollit në Amsterdam ArenA kundër Holandës. Ai shënoi golin e tij të parë për kombëtaren shqiptare më 25 maj të vitit 2007 në ndeshjen miqësore kundër Anglisë B në stadiumin Turf Moor të Burnley, Angli, ku tregoi një formë impresive dhe u shall lojëtari i ndeshjes.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama