Dita e Komedise ne “Millenium”

Dita e Komedisë në “Millenium”
Çdo seancë, një komedi, ndërkohë që të gjitha seancat do të kenë çmimin prej 200 lekësh. Kinema “Millennium 2” e cilëson kështu 24 dhjetorin si Ditën e Komedisë, duke nisur kështu një iniciativë të re në funksion të preferencave të publikut shqiptar. "Kjo është kartolina që kinema ‘Millennium 2' i përgatiti publikut për festat e fundvitit, duke menduar se komeditë mund të shijojnë më mirë se çdo film tjetër gjatë sezonit festiv", shprehen administratorët e kinemasë. Ndërkohë që më 25 dhjetor është radha e një tjetër komedie që do të projektohet premierë në ekran deri në ditët e para të janarit. “Chuck and Larry”( me protagonistë Adam Sandler, Kevin James, Jessica Biel, Steve Buscemi) do të pasojë Ditën e Komedisë, që "është vetëm fillimi i një iniciative të re që ‘Millennium 2’ starton në këtë fundviti". Ajo do të pasohet nga ditë të tjera, si: Dita e Dramës, Dita e Aksionit, Horrorit dhe Fantashkencës.

Marre nga : Gazeta Albania

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama